Ingvar Kamprad është themelues i IKEA-s dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë me një pasuri prej 37 miliardë euro sipas Indeksit Bloomberg.
Megjithëse ka pasuri marramendëse, 92-vjeçari bën një jetë tejet modeste prej një njeriu të zakonshëm dhe kjo është arsyeja ndoshta pse ka pak njohuri rreth jetës private.
Ai vishet edhe me rroba të dorës së dytë ndërsa i ngjyros vet flokët shkaku i kostos më të lirë dhe për këtë ka marr edhe nofkën “miliarderi i çuditshëm”.
Por, ajo që tërheq më së shumti është edhe vetura që shfrytëzon, vlera e të cilës kap shifrat prej katër mijë dollarë.
Suedezi ka njëzet vite që lëviz me një “Volvo 240”, i cili u prodhua në vitin 1993. Këtë makinë, atëkohë e kishte blerë rreth 3.3 mijë euro (sipas kursit të sotëm valutor).
Theksojmë se karrierën prej biznesmenit e filloi së pari duke shitur shkrepëse dhe më pas lapsa për shkolla fillore.
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira