Ne flasim shumë rreth asaj për të rritur vajza të cilat e dinë se janë të barabarta me meshkuj, por shumë pak rëndësi kushtohet në rritjen e djemve si feministë.
Kjo është diçka që edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau dëshiron ta ndryshojë, transmeton Telegrafi.
Trudeau ka shpjeguar se si ai brengoset për vajzën e tij Ella, sepse “në Kanada dhe në vende tjera të botës, vajzat dhe gratë ende ballafaqohen me dhunë, diskriminim, stereotipe të cilat i kufizojnë ato dhe mundësi të pabarabarta të cilat i parandalojnë ato t’i arrijnë qëllimet e tyre.
Është duke më nevrikosur fakti se vajza ime brilante do të rritet në një botë ku, pavarësisht çfarë personi është, ende do të ketë njerëz që zërin e saj nuk do ta marrin me seriozitet dhe do ta s shmangim – thjesht për shkak të gjinisë që i përket”, ka treguar ai.
Por, me shtysën e gruas së tij, Trudeau ka kuptuar se është e rëndësishme që edhe djemtë t’i rritë në të njëjtën mënyrë – pra të jenë mbrojtës të fortë të drejtave të grave.
“Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave dhe vajzave”, ka treguar kryeministri duke shtuar se ai dëshiron që djemtë e tij të ndihen komod të jenë vetvetja dhe të jenë feministë.
Trudeau shpjegon se rritja e fëmijëve si feministë tregon se të gjithë njerëzit luajnë rol të njëjtë sa i përket ndërtimit dhe përmirësimit të botës, ku meshkujt dhe gratë janë të barabartë.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi