Ju pëlqen kafja?! Kjo ëmbëlsirë pa dyshim që do t’ju pëlqejë më shumë

01:03 | 10 Mars 2021
Trina Galanxhi

Parfiti i kafesë është një ëmbëlsirë ideale për sezonin e verës që me siguri do të vlerësohet nga të gjithë ata që e duan kafenë në versionet e saj më të shijshme.

Receta për të bërë këtë ëmbëlsirë me lugë nuk është e vështirë: ta përgatisni atë në mënyrë manuale, mjafton të respektoni temperaturën e duhur të përzierjes së kafesë përpara se të shtoni kremin e rrahur dhe mascarpone dhe kohën e pushimit në frigorifer. Në këtë mënyrë do të jetë shumë kremoze, transmeton portal arbresh.info

Për ta bërë atë edhe më të papërmbajtshëm dhe në të njëjtën kohë t’i jepni një notë krokante, mund ti shtoni edhe çokollate të zezë, për t’u ngurtësuar në sipërfaqe.

Nëse jeni duke kërkuar ëmbëlsira kafeje perfekte për t’i dhënë fund një dreke apo darke verore, provoni edhe parfitin e kakaos dhe kafesë.

Përbërsit:

60 ml kafe
5 të verdha të vezës
250ml krem të freskët
200g mascarpone
80gr sheqer
3 manaferra ( opsionale)

Përgatitja:

Së pari përzieni kafen dhe sheqerin, ndërkohë ndani të verdhat e vezës. Pasi kafja të jetë zier mirë, hidheni atë ngadalë mbi të verdhat e vezës, duke i rrahur derisa të ftohen. Masa që duhet të fitoni duhet të jetë e trashë dhe me shkumë. Në një enë tjetër, përzieni kremin mirë. Shtoni kremin mascarpone dhe më pas kremin e rrahur me lëvizje nga poshtë lart për të shmangur prishjen e fryerjes që keni fituar. Transferojeni gjithçka në 6 gota ose tasa të vegjël, lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë. Pas kësaj kohe, para se ta shërbeni, shkrini çokollatën e lëreni të ftohet dhe hidheni në një shtresë jo shumë të trashë mbi ëmbëlsirë. Dekoroni me çokollatë të zezë të copëtuar trashë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme