Keni probleme me dëshirën seksuale?
Ka disa arsye pse ju nuk jeni në gjendje t’i jepni partnerit tuaj atë që duhet e atë që ai apo jo do.
Madeleine Castellanos, eksperte e seksit dhe autore e “Wanting to Want: What Kills Your Sex Life” ka zbuluar disa nga arsyet se pse nuk kemi dëshirën e duhur për të patur marrëdhënie seksuale.
1. Ju po merrni pilulën e gabuar kundër shtatëzanisë
paçka se pilulat apo kontraceptivët që merrën në mënyrë orale mund t’ju japin një seks thuajse të sigurt dhe parandalojnë shtatëzanitë e padëshiruara, kanë një efekt negativ: Ndalojnë prodhimin e hormoneve që ndikojnë në dëshirën e të bërit seks. Pra, nëse ju konsumoni shumë nga këto medikamente dhe i merrni pa u konsultuar me mjekun apo farmacistin, mos u çudisni nëse nuk keni dëshirë për marrëdhënie seksuale.
2. Ju mendoni se ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj
Mënyra se si e perceptojmë trupin tonë ndikon drejtpërdrejtë në dëshirën seksuale. Psh, nëse femra mendon se vagina e saj mban erë të pakëndshme dhe ka mendimin se trupi i saj nuk do t’i pëlqejë partnerit, ajo është më pak e predispozuar të bëjë seks. E njëjtja gjë vlen edhe për mashkullin. Nëse ai mendon se penisi i tij nuk ka madhësinë e duhur, pasi sipas tij madhësia e penisit ndikon në kënaqësinë që jep, ai do të ketë më pak shanse për të pasu rmarrëdhënie seksuale me partneren.
3. Ju nuk pranoni që keni probleme me organet gjenitale
Hapi i parë për të rregulluar një problem është ta pranoni atë.
Nëse femrat kanë dhimbje vaginale apo probleme të tjera gjenitale dhe nuk i tregojnë mjekut për këtë, do t’u duhet të jetojnë çdo ditë me dhimbjet. Kush do të donte një seks me dhimbje të padurueshme?
4. Vuani nga ungesa e vitaminave
Marrja e vitaminave të përditshme nuk do të mbate thjesht trupin në balancë, por edhe do të mbante nivelin e testeronit dhe esterogjenit në nivelin e duhur. Nëse mungojnë vitaminat, atëherë niveli i hormonit mashkullor dhe femëror do të binte dhe si pasojë ju do të kishit më pak dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Mbani shënim: Vitamina B, Zinku, Seleniumi dhe vitamina D janë esenciale për të prodhur këto dy hormone, por jo vetëm , që t’ju mbajnë dëshirën seksuale të ndezur.
5. Ju mendoni se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë
Duke menduar se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë, femrat thjesht presin kur është koha e duhur apo kur “ndizet llampa”, por në fakt seksi duhet planifikuar. Kjo pasi, nëse e lëmë në dorën e fatit, kurrë nu kdo të bëhet diçka, sepse stresi gjatë ditën, problemet në punë, kujdesi për fëmijët e shumë faktorë të tjerë e bëjnë kënaqësinë në fudn të ditës të pamundur.
Mjafton thjesht vendosja e një “alarmi” dhe jeni në rregull.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...