Gjithmonë kur kemi dhimbje të stomakut, e para që na bie ndër mend të fajësojmë është sistemi tretës dhe problemet që mund të sjell ajo.
Megjithatë, kjo do të ishte më e lehtë për t’u zgjidhur kur flasim për një stomak të ndjeshëm që ka diarre, gazra, fryrje, por jo gjithçka është kaq e thjeshtë, transmeton portal arbresh.info
Sigurisht, ajo që ne konsumojmë mund të ndikojë në funksionimin e zorrëve, por a keni menduar ndonjëherë që problemet e stomakut mund të mos kenë asnjë lidhje me vetë stomakun?
Shumë sëmundje fizike vijnë si pasojë e trurit.
Thjesht, uluni dhe mendoni mbi ditët stresuese që ju kanë lodhur dhe duhet të kuptoni se çmimi që po paguani është pikërisht dhimbja e stomakut, pasi zorret janë të lidhura drejtpërdrejt me trurin.
A keni vërejtur se nuk keni oreks kur keni një ditë të ngarkuar? Ose si dridhet stomaku ndërsa përgatiteni për një takim të rëndësishëm? Pavarësisht nëse jeni nervoz, i zemëruar, i ngazëllyer apo i trishtuar, çdo emocion më i fortë mund të shkaktojë një reagim në zorrët.
E gjithë kjo tregon se emocionet njerëzore kryesisht përcaktojnë gjendjen e organeve të brendshme. Kjo nuk është aspak e çuditshme. Zorrët janë të lidhura drejtpërdrejt me trurin. Prandaj, kur jemi të mërzitur, reagimi i parë fizik ndaj tij është një ndryshim në punën e zorrëve, transmeton portal arbresh.info
Zorrët dhe truri shpesh vijnë në kontakt përmes lidhjeve nervore, imune dhe endokrine.
Funksionimi zorrëve është gjithashtu e lidhur me punën e disa hormoneve që ndikojnë në ndryshimet e humorit, urinë dhe ngopjen.
Gjithmonë kur keni dhimbje stomaku, para se të vraponi drejt mjekut, uluni, qetësohuni dhe mendoni se pse jeni stresuar./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...