Humbja e tepërt e flokëve, pra rënia, është kryesisht rezultat i gjenetikës, përdorimit të shamponit të fortë, larjes së shpeshtë dhe ekspozimi ndaj stresit të përditshëm.
Para se të shqetësoheni për sasinë e rënies së flokëve që ju bie në ditë, ju duhet të dini se ekspertët thonë që është normale të humbni deri 100 qime në ditë.
Flokët rigjenerohen në mënyrë natyrale. Qimet e vjetra zëvendësohen me qime të reja. Këtë proces mund ta dalloni më së shumti gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
Rënien e flokëve mund ta parandaloni me kujdesin e duhur.
Po ju këshillojmë disa hapa të më poshtme që ti bëni flokët me volum dhe të dendura:
1.Para çdo larje të flokëve krehni ato mirë.
2.Gjatë larjes së flokëve mos e përdorni ujin shumë të nxehtë apo të ftohtë, lani flokët vetëm me ujë të vakët.
3.Shampon që e përdorni çdo ditë duhet të jetë e butë. Përdorni shampo bimore.
4.Aplikojeni shampon butësisht në flokët tuaj. Përdorni gishtat për masazhimin e rrënjëve dhe kokës që flokët tuaj të jenë të shëndetshme, është e rëndësishme që edhe ushqimi të jetë i tillë.Flokët kanë nevojë për vitamin C, proteinë, zink, hekur dhe biotin./oranews/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...