Që patatet skuqen, zihen e piqen këtë e dimë të gjithë, çështja është sa në dijeni jeni për përdorimet e mëposhtme të patates.
Ja tek i keni:
Shëron djegiet
Lajeni pataten mirë e mirë, qërojeni dhe priteni në feta të holla, të cilat duhet t’i mbani mbi zonën e dëmtuar për 10- 15 minuta.
Shkëlqen lëkurën e këpucëve
Fërkojini këpucët me patate dhe lërini ashtu për 5 minuta. Më pas fshijini me një leckë të thatë derisa të kenë marrë shkëlqimin që dëshironi.
Largon ngjyrën e errët në sqetull, si pasojë e depilimit
Përsëriteni çdo ditë, për 2– 3 javë procedurën e mëposhtme: grijeni pataten dhe masazhoni me to zonën problematike për 3 minuta. Lëreni lëngun e patates të veprojë për një gjysmë ore dhe lajeni më pas me ujë të ftohtë.
Largon dhimbjen e kokës
Ndajeni një patate në feta, vendosini në kokë dhe mbështillini me një pecetë. Mbyllini sytë, shtrihuni dhe shihni si dhimbja do të zhduket.
Pastron xhamat
Nuk ju duhen më detergjentët. Leckën e thatë me të cilën pastroni xhamat, fërkojeni me pjesën e brendshme të patates dhe nisjani punës.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...