Meshkujt duhet të kenë parasysh se të mbash telefonin në xhepin e pantallonave mund të rezultojë në spermën e dëmtuar, testosteronin më të ulët dhe mund të shkaktojë shterpësi. Hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.
Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emetuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore. Të nxehtit që lëshohet nga telefoni rrit temperaturën brenda skrotumit dhe frenon prodhimin e spermës në testikuj.
Shumica e popullatës globale kryesisht të rriturit kanë telefona celularë dhe rreth 14% e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi në konceptimin. Sipas disa studimeve të bera është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës.
Kështu që ekspertet parapëlqejnë që të shmanget në maksimum bartja e telefonave të mençur nëpër xhepat e pantallonave.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...