Jetesa në një mal të lartë mund të ju ndihmojë nga sulmi në tru, pohon një studim i fundit.
Studiuesit ekaudorianë kanë shqyrtuar më shumë së 100 mijë shtrime në spital dhe vdekje në vend, transmeton portal arbresh.info
Pacientët me goditje në tru janë ndarë në dy grupe, bazuar në vendin ku jetonin dhe në lartësinë e tij mbi nivelin e detit.
Rezultatet treguan se njerëzit që jetojnë nën 2.500 metra, e cila përfshin të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kishin më shumë gjasa të pësonin një goditje në tru.
Studimi thekson se ata gjithashtu kishin gjasa që të shtroheshin në spital ose të vdisnin nga ajo gjendje, e cila është një ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes gjatë ditëve të sotme.
Akademikët nga Universidad de las Americas të Ekuadorit u hutuan se pse mund të jetë kështu.
Megjithatë, ata erdhën në përfundim se njerëzit që jetojnë në lartësi të mëdha mund të kenë rritje të enëve të gjakut në tru, me qëllim luftën e mungesës së oksigjenit në lartësi të mëdha.
Kur dikush ka një goditje në tru, një pjesë e trurit të tij është e uritur nga kjo kimikate vitale, e cila mund të çojë në vdekjen e qelizave.
Vetëm në Britani të Madhe vdesin rreth 32 mijë njerëz në vi nga sulmi në tru, ndërsa më shumë se 795 mijë në SHBA.
Studimi i botuar në revistën Frontiers in Physology ka studiuar shtrimet në spital dhe vdekjet në Ekuador mes viteve 2000-2017.
Burrat që jetojnë 2,500 metra mbi nivelin e detit kishin 35 përqind më pak të ngjarë të vdisnin nga një goditje në tru sesa ata në lartësi më të ulëta, thanë studiuesit. Kishte një ndryshim të ngjashëm, por jo aq të madh për gratë.
Gjithashtu është gjetur se burrat që jetonin në mal, mund të përjetonin sulm në tru deri në katër vjet më vonë në krahasim me ata që jetonin në vende të ulta.
Sulmi në tru zakonisht ndodh kur formohet mpiksje e gjakut brenda enëve kryesore të trurit, duke çuar në indet përreth të përjetojnë mungesë oksigjeni dhe të vdesin.
Simptomat përfshijnë një mpirje ose dobësi të papritur në fytyrë, probleme në të folur ose konfuzion dhe dhimbje koke të forta pa ndonjë shkak të njohur./arbresh.info/
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...