Ndaj kombinimeve të veshjeve të saj askush nuk është imun. Madje edhe asaj, e cila ka gardërobën plot rroba, i ndodh që inspirimi t’i dështojë dhe që të mos dijë çfarë të veshë atë ditë
Mirëpo, kur ndodh kështu, ajo ka një truk të vogël. Në raste të tilla zgjedh rrobat me të cilat nuk do të ketë gabime
Lopez thotë që këto tri pjesë rrobash patjetër duhet t’i kini në gardërobën tuaj në mënyrë që e gatshme t’i prisni momentet e këtilla.
Syzet e diellit
“Të gjitha syzet e mia të diellit i zgjedh varësisht nga humori momental. Mund të kombinohen me çdo gjë, pa marrë parasysh a bart rroba për stërvitje apo diçka më solemne”, ka thënë këngëtarja latino-amerikane, e cila, pothuajse askund nuk shkon pa syze dielli.
Zgjedhje e saj gjithmonë janë modelet mbresëlënëse.
Stolitë
“Kur më duket që veshja nuk është mjaft efektive, në atë rast shtoj diçka nga stolitë dhe menjëherë gjërat më duken më mirë. Kryesisht zgjedh stolitë në ngjyrë të artë”.
Rregulla e saj në këto momente është, sa më shumë stoli, aq më mirë.
Palltoja
Ajo di që palltoja cilësore është investimi i cili shpaguhet. “Palltoja me model të mirë është rrobë e obligueshme dimërore”, thotë këngëtarja.
Zgjidhni atë model i cili nuk është shumë elegant, të cilin do të mundeni ta kombinoni me të gjitha rrobat. Shkëlqyeshëm do të përshtatet me ato rroba më të rehatshme, por edhe me ato më elegante. /Telegrafi/
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...