Jennifer Lopez po shfaq të gjitha sekretet e saj të bukurisë.
Në buletinin e saj të fundit On the JLo, Lopez njoftoi se do të ndantë të gjitha këshillat e saj të bukurisë me ndjekësit e saj, transmeton portal arbresh.info
“Ne nuk e vlerësojmë gjumin”, ka shkruar Lopez.
“Ne e vlerësojmë punën e madhe, por askush nuk flet për gjumin. Unë kam gjetur se gjumi për mua është sekreti më i madh i bukurisë”, tha ajo.
Këngëtarja e “Jenny from the Block” tha se fle të paktën 7 deri në 9 orë çdo natë dhe kjo është pjesë e parimeve të saj.
Lopez tha se ajo u bë më e vetëdijshme për orarin e saj të gjumit pasi përjetoi një sulm paniku “të shkaktuar nga lodhja”.
“Një ditë, isha ulur në një rimorkio dhe e gjithë puna dhe stresi që solli me vete, së bashku me gjumin e pamjaftueshëm për t’u rikuperuar mendërisht, më kapi,” shkroi ajo. “Unë kalova nga ndjenja krejtësisht normale, në të menduarit për atë që duhej të bëja atë ditë dhe krejt papritur u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja… Isha plotësisht e ngrirë”, vazhdoi ajo tutje.
“Unë e kisha bërë punën time një prioritet kaq gjithëpërfshirës dhe i lashë nevojat e mia për kujdesin ndaj vetes (madje edhe aq e thjeshtë sa gjumi ose marrja e 10 minutave për t’u çlodhur). E gjeta veten të paralizuar fizikisht, nuk munda dhe që nga ai moment i kam dhënë rëndësi gjumit”, shtoi ajo.
Lopez tha se ajo u dërgua te mjeku, i cili i tha se duhej të flinte më shumë. Që atëherë, ajo është përpjekur të zërë sa më shumë orë gjumë të mundet, dhe gjithashtu ka nisur një udhëtim shëndetësor.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon 7 deri në 9 orë gjumë për të rriturit. Adoleshentët duhet të kenë nga 8 deri në 10 orë dhe fëmijët nga mosha 6 deri në 13 vjeç duhet të kenë nga 9 deri në 11 orë.
Sipas shumë studimeve, mungesa e gjumit mund të sjellë probleme të mëdha shëndetësore./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...