Jeni të rraskapitur dhe keni nevojë për një sy gjumë, por nuk keni kohë.
Një studim i ri tregon hilen dhjetë minutëshe që mund të zëvendësojë 40 minuta gjumë.
Hulumtimet kanë treguar që duhet të lini vetëm 10 minuta gjatë të cilave do t’i kushtoni vëmendje të plotë asaj që po ndodh brenda dhe rreth jush, dhe kjo do t’ju bëj të ndiheni sikur keni fjetur 40 minuta, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët theksojnë se kjo hile është e mirë veçanërisht për ata që nuk kanë kohë për të fjetur pasdite.
“Kjo do të thotë të mendosh për vete, për ndjenjat e tua, t’i kushtosh vëmendjes shijes, prekjes, erës, zërit dhe asaj që shikon. Të jesh plotësisht i vetëdijshëm për mjedisin tënd”, shpjegojnë ata.
Njerëzit janë të ndryshëm, por disa praktika që i lejojnë ata t’i përkushtohen plotësisht momentit për një kohë, ndryshon, përfshirë edhe ushtrimet e frymarrjes, meditimin ose ecjen.
Gjatë hulumtimit, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve se sa ishin të lodhur, sa flinin dhe nëse praktikonin “ushtrime pranie”. Doli se më pak të lodhur janë ata që flenë më shumë dhe ata që praktikojnë më shumë ushtrimet e përmendura.
Sigurisht, ata tregojnë se këto (ose ndonjë ushtrime të tjera) nuk mund të zëvendësojnë gjumin, në kuptimin që është në rregull të mos flesh me ditë pa i praktikuar ato. Sidoqoftë, kur jeni të lodhur dhe nuk keni kohë të pushoni dhe të bëni një sy gjumë, ato mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë!
“Nëse jeni të stresuar dhe nuk keni fjetur mjaftueshëm, këto ushtrime mund t’ju ndihmojnë deri diku”, thotë autori kryesor i studimit Charles Marniks./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...