Google ADS

Jeni të dashuruar? Këto janë ndryshimet fizike që po i ndodhin trupit tuaj

23:55 | 13 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Është shumë e lehtë të flasësh për ndjesinë që të jep dashuria – ju ndiheni sikur jeni në ajër dhe gjithë mendimet tuaja shkojnë për gjysmën tuaj më të mirë. Sigurisht që prej këtij momenti jeta juaj ndryshon tërësisht, por pyetja qëndron: “Çfarë ndryshon fizikisht në trupin tuaj kur jeni të dashuruar?”

Studiuesit e Universitetit të Standfordit kanë shkruar një raport se cilat janë disa nga ndryshimet fizike që janë vënë re te personat që janë të dashuruar. Dashuria mund të ulë nivelin e stresit, mund të ulë ndjesinë e dhembjeve, kuron dhembjet e kokës, e ul riskun e një ataku në zemër dhe ul presionin e gjakut në trup.

Të gjitha këto ndryshime në trupin tuaj ndodhin sepse kur jeni të dashuruar çlirohet oksitoksinë nga truri. Ndryshe nga studiuesit kjo quhet si hormoni i dashurisë.

Sipas statistikave, të biesh thellë në dashuri ngjason shumë me të qenit të varur nga droga, vetëm se sigurisht ka efekte shumë më pozitive. /Blitz/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme