Disa persona e zgjedhin vet largimin nga puna, disa të tjerë jo. Ja ku na vjen në ndihmë, psikiatri Michael Bennett, i cili na ka dhënë disa këshilla sesi të kalojmë periudhën e keqe të humbjes së punës.
1- Të nxirrni një mësim nga kjo eksperiencë
Kur një marrëdhënie mbaron, mund të marrim një mësim në mënyrë që mos ta përsërisim herën tjetër. Duhet të pyesim veten, nëse mund të na shërbejë diçka nga kjo punë që kishim, për të na ndidhmuar të mos gabojmë te puna tjetër.
2- Mos e fajësoni veten tuaj
Në shumicën e rasteve, të gjithëve na kap dyshimi, nëse vërtet ishim të aftë apo jo, por ky lloj arsyetimi do bëjë që të kemi probleme edhe me personalitetin tonë. Mos i bëni thirrje vetes, që të gjeni punë tjetër direkt, sepse nuk jeni mirë me financat, pasi kjo gjë nuk nxjerr asgjë në dritë për mirë. Merreni lehtë!
3- Bëhuni pozitivë
Bëni një listë, të atyre gjërave të mira që keni bërë në punën e mëparshme, pasi do ndihmojë që jo çdo gjë ta shihni me negativitet. Edhe pse është vështirë në këtë gjendje që jeni, mjafton që herë pas herë të shihni këtë listë.
4- Bëni një jetë të shëndetshme
Shumë studime sugjerojnë se ushtrimet mund të ju ndihmojnë të largoni stresin. Nëse konsumoni një vakt të mirë është e rëndësishme. Përveç kësaj, duke bërë një gjumë të rregullt, do ju ndihmojë të kaloni këtë moment jo të mirë të jetës suaj.
5- Harrojeni zemërimin
Sipas Michael, kjo ndjenjë është normale, por sa më shumë përqëndrohemi në këto ndjenja, aq më pak do jeni në hapat e dobishme si psh: vetëvlerësimi, duke u kujdesur për veten në mënyrën e duhur.
6. Pranoni se ndoshta nuk u përshtatet aq sa duhet
Ndoshta puna që sapo keni lënë,nuk ishte aq keq, por ishim ne që nuk u përshtatëm sa duhet. Besoni te shprehja: Kur një derë mbyllet, tjetra hapet.
7- Besoni se puna e radhës nuk do jetë e vetmja
Ne mendojmë se puna që do gjejmë,do jetë shumë më e mirë se ajo që sapo kemi humbur. Ky është gabim, pasi në asnjë vend nuk po na pret “parajsa”, por të besojmë se çdo gjë është e mundur. Rëndësi ka të besojmë te ajo çka dimë të bëjmë më mirë.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe