Të gjithëve na sfidon jeta me ngjarje, të cilat ndonjëherë na duket sikur nuk do të mund t’i përballojmë dot. Por koha kalon dhe gjithë dhimbja që ndiejmë përbrenda fillon të zbehet.
E kujtojmë më rrallë atë që na ka ndodhur dhe fillojmë të ecim përpara në jetë. Plaga e një humbjeje të madhe mbetet përbrenda nesh, sepse sa herë e kujtojmë na dhemb, por arrijmë të jetojmë duke e kujtuar atë më rrallë atë që na ka ndodhur.
Çfarë ndodh me ne? Koha jep efektet e saj. Disa mund të thonë se e vetmja gjë që koha nuk mund të bëjë, është të fshijë vuajtjet dhe dhimbjet që kemi në shpirt. Ndoshta kanë të drejtë, por ajo mund të arrijë t’i zbehë ato, në mënyrë që secili nga ne të ecë përpara pa qenë i kapur pas kujtimeve të së shkuarës.
Ndaj sot, nëse keni një dhimbje të madhe dhe jeni duke menduar se nuk mund t’ia dalësh dot, juë sugjerojmë të dilni dhe të kuptosh se Zoti nuk i jep askujt sprova më të mëdha nga ato që mund të përballojë. Ti ke në anën tënde një ndihmë tepër të madhe, kohën, por ajo nuk mund të veprojë dot e vetme pa ndihmën tënde, shkruan bota.al. Dil, ec në natyrë, shko në vendet që ke kujtimet më të bukura, qaj sa herë ta ndjesh të nevojshme, por kurrë mos u ndal. Të gjithë kanë nevojë për ty dhe ajo që është më e rëndësishmja, ti ke nevojë për veten në mënyrë që edhe të tjerët të mbështeten tek ty.
Dije se nëse ti e ndihmon sadopak veten për të ecur përpara në jetë, pavarësisht asaj çfarë të ka ndodhur, koha do të të ndihmojë dyfish. Ditët, javët, muajt do të kalojnë dhe ti do të ndihesh ndryshe. Ndoshta jo njësoj si më parë, por sigurisht më mirë se sa sot. Beso tek vetja, beso tek Zoti, beso tek koha që do të të transformojë çdo ndjesi tënden negative për momentin. Ti mund t’ia dalësh, sepse ke kaluar nëpër sprova më të vështira dhe ia ke dalë. Ki besim!
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...