Ne si qenie njerëzore duhet të bëjmë disa gjëra për të siguruar mbijetesën tonë. Ndërmjet tyre përfshijmë nevojat bazë, si frymëshkëmbimin dhe marrjen e lëngjeve.
Nga ana tjetër, vetëm me to nuk mund të jetohet, pasi të gjithë kemi nevojë edhe për ushqim, pasi nuk jemi organizma autotrofë, pra ne duhet t’i marrim nga jashtë substancat e nevojshme për mbijetesën tonë.
Të qëndruarit pa ngrënë, mbart rrezik të lartë për shfaqjen e një sërë patologjish, qoftë me natyrë psikologjike, qoftë me natyrë fiziologjike. Ndërkohë, ushqimi në ditët e sotme është një kënaqësi e vërtetë, por ka disa persona që e ekzagjerojnë në këtë aspekt. Ndoshta edhe juve e keni atë mik apo mikeshë që mund të hante gjithë ushqimet e shtruara në tavolinë. Ndoshta jeni ju vetë ai apo ajo.
Shkaqet e kësaj gjendjeje me uri të shtuar janë të shumta, nga të cilat më kryesoret mbahen nivelet hormonale. Çregullimet hormonale me prodhim të shtuar të hormonit grelinë shtojnë oreksin. Në këto raste ndihet uri, edhe nëse stomaku është i mbushur me ushqim. Nga ana tjetër, duhet të përmendim edhe stresin, apo aktivitetin e shtuar fizik. Normalisht që personat që kryejnë aktivitet të lartë fizik, kanë edhe nevoja energjitike më të larta se ata që nuk kryejnë aktivitete fizike.
Mirëpo ka edhe disa shenja të horoskopit që mendohet se e kanë të shtuar nivelin e oreksit dhe të urisë. Cilat janë ato?
I pari vjen në liste demi, i njohur si shenja e pirunëve. Thuhet se personat nën shenjën e demit mund të hanë gjithçka, pa bërë shumë naze.
Të dytët në radhë vijnë peshqit, të cilët njihen si persona shumë misteriozë, por që nuk i rezistojnë dot një tavoline me ushqimet e tyre të preferuara.
Të tretët janë ujorët, të cilët “vdesin” për makaronat, biftekët, tavën e kosit, si dhe byrekët.
Të katërtët, vijnë në listë gaforret, të cilat kanë një karakteristikë shumë të veçantë. Ata përpiqen gjithmonë të zhvasin diçka prej pjatave të të tjerëve, vetëm për të shuar urinë e tyre.
Normalisht që jo të gjithë personat i kanë këto karakteristika, por përfundimet e mësipërme janë nxjerrë nga psikologët dhe astrologët. Nëse ato do të vlenin për të gjithë personat, atëherë ne nuk do të kishim më nevojë për studime të detajuara lidhur me obezitetin në persona të ndryshëm, pavarësisht shenjës së horoskopit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...