Jeni gati të fjaloseni me partnerin? Ja si të parandaloni më të keqen

00:18 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Zemra fillon të ju rrahë shpejt, rritet acarimi dhe jeni gati të humbisni kontrollin emocional.

Shenjat janë të qarta se shumë shpejt do të fjaloseni me personin më të dashur, por ja cilat janë këshillat për të parandaluar atë, transmeton portali arbresh.info.

Asnjëherë nuk është e lehtë për të kontrolluar impulse e para në një moment acarimi, por sapo të dalloni shenjat do të bënit mirë që të merrni frymë thellë dhe t’i shmangeni diskutimit.

Nëse arrini të tejkaloni ato sekonda acarimi, me partnerin do të arrini që të keni një bisedë të qetë. Mundohuni që biseda të jetë sa më racionale.

Gjatë bisedës mos nxitoni, flisni me kujdesh dhe zgjidhni mirë fjalët që do thoni. Gjatë bisedës qëndroni ulur, sepse qëndrëmi në këmbë mund të acarojë edhe më shumë marrëdhëniet.

Nëse arsyeja për konflikt është mosbesimi, mundohuni të hetoni dyshimin dhe mos bëni supozime të gabuara. Jepni mundësi partnerit që të përballet me argumente reale dhe analizoni të gjitha faktet që t’i shmangeni një konflikti të madh.

Konfliktet mes çifteve zakonisht ndodhin për shkak të stresit. Kur partnerët janë të hapur me njëri-tjetrin dhe janë të sinqertë, rrallëherë ankesat mund të kthehen në shpërthime të zemëruara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme