Mesa duket ndikon në personalitetin e fëmijëve, nëse janë të vetëm, i mesmi apo fëmija i fundit pra më i vogli.
Sipas ekspertëve, për secilin kanë disa gjëra për të theksuar, që ndikon në të ardhmen e tij.
Disa ekspertë besojnë se fëmijët e vetëm janë në shumicën e kohës më të pjekur dhe të zotët e vetes së tyre. Kjo gjë ndodh, pasi ata janë gjithmonë të rrethuar nga më të mëdhenjtë. Sipas Huffington Post, doktori Gail Gross thotë se këta fëmijë kanë një tendencë për të qenë më të fortë dhe pavarur.
Dr. Gail Gross shton se fëmija i mesëm është bashkëpunues. Ata në shumicën e rasteve duhet t’i binden më të mëdhenjve dhe të punojnë fort për të arritur gjërat që ata i kërkojnë. Këta fëmijë i zbatojnë rregullat më shumë.
Ata quhen ndryshe “fëmija i vogël i përkëdhelur”. Ata kanë më shumë liri, në krahasim me fëmijët e tjerë që janë para tyre. Prindërit me fëmijën më të vogël, janë më shumë tolerant.
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë