Të gjithë e gjejmë veten ndonjëherë në situata të pakëndshme ku shmangia e një grindjeje bëhet pothuajse e pamundur. Megjithatë, ka nga ata që, për hir të jetesës ose për arsye natyrore, i rezistojnë dhe i mbajnë prapa instinktet e tyre.
Çdo shenjë e horoskopit zemërohet dhe grindet në mënyra të ndryshme. Horoskopi na ndihmon të zbulojmë cilat janë qëndrimet më të zakonshme të të gjithave shenjave gjatë një grindjeje.
Le t’i lëmë yjet që të qartësojnë shpirtrat tanë: është gjithmonë më e mirë paqja e luftës!
DASHI – Për ty të zihesh është pak a shumë si të shkëmbesh ca biseda mes miqsh. Zemërohesh shumë lehtë dhe reagon shpejt dhe furishëm, duke e çuar më tej përplasjen. Në një zënkë arrin të njohësh me të vërtetë personin që ke përballë. Sidoqoftë, zënkat tuaja zhduken me të njëjtën shpejtësi me të cilën lindin dhe ju keni përparësi të madhe të mos ndieni indinjatë kundër kundërshtarëve tuaj të mëparshëm. Të zihesh të ndihmon t’i bësh marrëdhëniet më pak të sheshta. Përpos kësaj, ju bëni pjesë tek shenjat luftarake të zodiakut!
DEMI – Të grindesh me ty mund të jetë vërtet dërrmuese. Kur dikush të bën të humbësh besimin (dhe nuk është e lehtë), përballja vjen në një mënyrë shumë instiktive dhe shpesh agresive. Kur arrini tek zënka, mirëkuptimi juaj zhduket dhe shndërrohesh në një person të ashpër dhe kokëfortë. Në të gjitha grindjet tuaja transmetohet xhelozia dhe posesiviteti juaj. Të gjesh qetësinë mund të jetë akoma më e vështirë, dhe ke nevojë për një kohë të gjatë që të kesh përsëri raport me kundërshtarin tënd.
BINJAKËT – Kur grindeni, bëheni të padurueshëm dhe fyeni kundërshtarin tuaj me ligësi. Në fakt, inteligjenca juaj ju tregon se cilat janë pikat e dobëta dhe plagët e hapura të personit me të cilin po përballeni. Nuk ka nevojë të jeni të vetëdijshëm për gjithçka që ju thoni kur jeni në zemërim e sipër, sepse përndryshe askush nuk do të arrinte të bënte paqe me ju. Ju kërkoni falje mjaft lehtë, dhe nuk e besoni as vetë, por në shumicën e rasteve e bën këtë sepse të leverdis të mbash marrëdhënie të mira me atë person.
GAFORRJA – Ankesat tuaja të vazhdueshme dhe ndjeshmëria juaj të bëjnë shpesh të zihesh me njerëz që guxojnë të lëndojnë ndjeshmërinë tuaj. Jeni një person shumë i butë dhe ju pëlqeni të bëni viktimën dhe ta bëni personin që keni përballë të ndjehet fajtor. Megjithatë, mos i thoni gjithmonë gjërat në fytyrë. Edhe pse duket se pajtoheni, thellë brenda vetes ke një zemërim të madh ndaj personit që je zënë dhe që të ka zemëruar.
LUANI – Nuk ju pëlqejnë provokimet dhe kur dikush ekzagjeron, ulërima juaj mund të dëgjohet nga ana tjetër e botës. Ju jeni një person shumë instiktiv dhe nervozoheni mjaft lehtë. Ju dëshironi që të tjerët të shohin tek ju një figurë autoritative që do t’ju bindej pa pasur nevojë për një përleshje të vërtetë. Por nëse kjo nuk ndodh, nuk tërhiqesh pas dhe përballeni me kundërshtarin tuaj me guxim dhe besnikëri, dy nga karakteristikat tuaja për të cilat gjithmonë tregoni krenari të madhe.
VIRGJËRESHA – Më shumë se të zihesh, ty të pëlqen të ngacmosh të tjerët dhe të vazhdosh derisa të arrish kufirin e durimit. Dhe gjithmonë ju duket se zënkën e fillojnë të tjerët dhe jo ju. Kur zihesh arrin të mbash një distancë të madhe dhe nuk i jep kënaqësinë kundërshtarit të të shikojë duke vuajtur apo duke qarë. Preferoni të përgjigjeni me fjalë të mprehta dhe cinike. Mund të mbetesh mbresëlënës, edhe para dikujt që ju ngacmon, bërtet apo hedh objekte mbi ju.
PESHORJA – Ju e urreni të grindeni. As nuk arrin ta konceptosh përse njerëzit zihen, madje edhe nëse dikush ju sfidon apo ju provokon, përpiqesh të jesh diplomate dhe të përballesh mirë me kundërshtarin. Për ju nuk është e domosdoshme të tregoni të vërtetën, dhe preferoni të thoni edhe disa gënjeshtra të vogla. Ju nuk e kuptoni, por duke u përpjekur të kënaqni gjithmonë të gjithë, në të vërtetë nuk kënaqni kurrë askënd dhe i bëni të ndihen shumë në siklet njerëzit që zihen me ju.
AKREPI – Ju jeni një person jashtëzakonisht i dyshimtë: të zihesh me ty është e thjeshtë. Mjafton të prekni një nga ato pika (dhe ka kaq shumë) që lëndojnë ndjeshmërinë tuaj ose pushtojnë privatësinë tuaj. Kur zihesh i nxjerr fundin: ju humbni kontrollin dhe britmat tuaja janë aq të forta saqë e frikëson personin që ke pranë. Dhe nuk të intereson nëse ke të drejtë apo jo: në çdo rast ti betohesh se zënka nuk është për fajin tënd. Dhe gjithmonë fajëson të tjerët.
SHIGJETARI – Të zihesh me ty çon në lodhjen e personit që keni përballë. Jeni një person pasionant dhe kur zihesh vini në lëvizje çdo gjest tuajin. Janë pikërisht fjalët tuaja që e bezdisin kundërshtarin: ti do që të kesh të drejtë me çdo kusht, saqë për të mos e pranuar që je në anën e gabuar, shpik shpjegime sa të çuditshme aq edhe të bezdisshme. Grindja me ju nuk ka fund dhe shpesh rivali juaj dorëzohet, sepse nuk do të dëgjojë më fjalë nga ju.
BRICJAPI – Nuk kuptohet kurrë nëse do të zihesh apo jo, sepse kur zemërohesh, bëhesh njeri i akulltë: asgjë nuk ju shqetëson dhe nuk ju prek. Nuk pranon të arsyetosh me personin që ke përpara, dhe vazhdoni të mbani argumentet tuaja me kokëfortësi të madhe. Ju doni që të ketë rregulla edhe kur ziheni, në mënyrë që ju dhe kundërshtari juaj të mund të bëni lëvizjet tuaja. Nuk e pranoni që dikush t’iu flasë dhe t’iu zemërojë, apo të vërë duart mbi ju.
UJORI – Ti do të zihesh vetëm kur e vendos ti, dhe me gjasë nuk ndodh kaq shpesh. Kur të tjerët ju provokojnë, tregohesh indiferent dhe i bën të ndihen akoma më shumë nervozë. Nuk u jep rëndësi as fjalëve dhe as veprimeve të atyre që duan të zihen me ty. Ju zakonisht nuk i pranoni padrejtësitë ose që të vihen në diskutim gjëra për të cilat keni siguri matematikore. Dhe pastaj je ti ai që bërtet aq shumë saqë u dukesh i çmendur të tjerëve: por pse ke nevojë të bërtasësh kur ke të drejtë?
PESHQIT – Kur zihesh me ty duket sikur po përjeton një film aksion: bën skena të tilla dramatike, që as edhe një aktor nuk do të ishte kaq i zhurmshëm. Ju pëlqen të grindeni dhe ankoheni vazhdimisht për ndonjë gjë që nuk shkon siç dëshironi. Jeni ju zakonisht që e filloni grindjen dhe pastaj bëhesh si i lënduar. Megjithatë, jeni ju që bëni një hap mbrapa dhe tregoheni i gatshëm që të bëni paqe me kundërshtarin. Nënshtrim apo urtësi e madhe?
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...