Jeta shpesh na vendos përpara sfidave të ndryshme, por në situatat më të vështira gjithmonë na qëndrojnë pranë njerëzit më të dashur. E tillë ishte historia e Stiljanës dhe nënë Zebikos, e cila i jep forcë dhe kurajë çdo ditë nuses së saj.
Nga dashuria e djalit të saj, Gertit me Stiljanën, në jetë kishte ardhur Danieli. Gjatë lindjes ajo kishte pasur komplikacione dhe për të sjellë në jetë Danielin, mjekët kishin përdorur metodën e vakumit.
Por një gabim i tyre i kishte shkaktuar një dëmtim në kokë. Pas vizitave mjekësore, Stiljana kishte mësuar se gjysma e trurit të Danjelit nuk ishte formuar, për shkak të gabimit të mjekëve.
Për t’i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që Stiljana kishte për vjehrrën e saj, i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Mesazhi që ajo i dedikoi nënë Zebikos ishte: “Ma, ti je njeriu më i shtrenjtë! Ti je forca ime, ti je ajo që mua më ka mbështetur gjithmonë. Ishe ti ajo që më ke dhënë kurajo gjithë këtë kohë. Ke qenë më e fortë se unë dhe prej teje kam mësuar se si të jem një grua e fortë. Unë e ndjej veten me fat sepse më duket sikur më kanë lindur dy nëna! Ti je heroina ime!”
Nënë Zebiko u shpreh se do t’i qëndronte gjithmonë pranë Stiljanës dhe Danjelit dhe se do të kujdesej për ta derisa të ketë fuqi.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...