Japoni, shkolla detyron vajzën të lyejë flokët natyrale në të zeza

21:48 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një 18-vjeçare nga Japonia ka paditur qeverinë lokale pasi shkolla e ka detyruar atë të ngjyrosë flokët e saj natyrale me ngjyrë të zezë.

Vajza ka theksuar se asaj i është thënë se duhet të largohet nga shkolla e mesme pranë Osakës nëse nuk përputhet me rregullat që kërkon shkolla, një ndër ato është edhe që të gjithë studentët të kenë flokë të zeza, transmeton portali arbresh.info

Mediat japoneze kanë raportur se vajza ka pësuar dëmtime në flokë dhe në kokë për shkak të ngjyrës.

Shkolla e mesme Kaifukan tha se politika e saj ishte të ndalonte studentët nga ngjyrosja ose zbardhja e flokëve.

Udhëzimi nga shkolla kishte ardhur pavarësisht se nëna e saj i kishte treguar shkollës se ajo kishte lindur me flokë ngjyrë kafe.

Mediat shtojnë se vajza nuk e ka ndjekut shkollën që nga shtatori i vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme