Përderisa çiftet në mbarë botën përgatiten të festojnë Shën Valentinin, Japonia është duke u përballur me një dëshmi që tregon se qytetarët e saj e kanë humbur dëshirën për seks.
Në një sondazh të kryer nga Shoqata për Planifikim Familjar në Japoni,është gjetur se gati gjysma e çifteve të martuara nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale për më shumë një muaj, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 47.2% e burrave dhe grave të martuara kanë deklaruar se kanë martesë të ftohtë. Sipas sondazhin pritet që të dhënat të mos ndryshojnë për një kohë të gjatë.
Në studim janë përfshirë 3000 njerëz të moshës 16 deri në 49 vjeç.
Presidenti i shoqatës, Kuino Kitamura ka theksuar se ‘tendeca për një martëse të ftohtë është në rritje në Japoni’.
Megjithatë, ekspertët kanë hedhur dyshime se Japonia ka pësuar një humbje kolektive të dëshirës sëksuale dhe theksojnë se populli japonez nuk janë të vetmit që ne mes të vendeve të industrializuara luftojnë për të gjetur kohë për intimitet.
“Kjo është hera e parë kur mbi 30% e meshkujve janë përgjigjur se janë të lodhur nga puna”, shtoi ai.
Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, popullsia e Japonisë e përbërë nga 127 milionë banorë, pritet të bjerë në 86 milionë deri në vitin 2060./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...