Google ADS

Japonezi punësohet për të mos bërë asgjë

23:30 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Të sigurosh jetesën duke mos bërë asgjë, kjo është arsyea e këtij japonezi që ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në mediat sociale.

Për 100 dollarë, plus shpenzimet e udhëtimit dhe çmimet e vaktit, çdokush mund të punësojë Shoji Morimoto, 37 vjeç, nga Tokio, por ai nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç “të hajë, të pijë dhe të japë përgjigje të thjeshta”, transmeton portal arbresh.info

Shërbimet e tij ai i ofroi për herë të parë në mediat sociale, në vitin 2018, ku shkroi: “Unë punësohem që të mos bëj asgjë… A është e vështirë për ju të hyni thjesht në një dyqan? A ju mungon një lojtar në ekip? A keni nevojë për dikë që të ruajë vendin tuaj? Unë nuk mund të bëj asgjë përveç gjërave të lehta”.

Ai ka tre deri në katër klientë në ditë dhe që ku ka filluar biznesin e tij të pazakontë, ai ka pasur një numër të konsiderueshëm klientësh.

Njerëzit e punësojnë atë për arsye të ndryshme, thotë ai, por shumica janë të mërzitur ose janë të vetmuar dhe thjesht duan t’i dëgjojnë ato, raporton Independent.

Ai është punësuar për të shoqëruar dikë gjatë drekës, për të bërë foto në Instagram, për të ndjekur dikë që po bën kërkesë për divorc, për të kapur fluturat në park dhe për të dëgjuar punëtorët shëndetësorë që po luftojnë me punën e tyre. Një burrë e punësoi atë për të përshkruar vrasjen që ai bëri, ndërsa një tjetër pagoi Morimoto për ta nxjerrë nga spitali për të rishikuar vendin ku ai u përpoq të vriste.

I diplomuar për fizikë, në Univeristetin e Osakas, Morimoto i cili është i martuar, thotë se puna e tij më shumë u ndihmon njerëzve që janë të vetmuar.

“Personalisht, nuk më pëlqen të ngushëllohem nga të tjerët. Më shqetëson kur njerëzit thjesht më thonë të vazhdoj të këmbëngulësh. Kur dikush përpiqet të bëjë diçka, mendoj se është më mirë ta bëj më të lehtë duke qëndruar me të,” tha ai, transmeton portali arbresh.info

Në më pak se tre vjet, Morimoto, i cili dikur punonte në një shtypshkronjë, botoi libra në lidhje me zgjedhjen e tij të karrierës, frymëzoi një shfaqje televizive dhe fitoi më shumë se 270,000 ndjekës në Tëitter.

“Unë jam i kënaqur që isha në gjendje të ecja me dikë që mbante një distancë të rehatshme dhe që nuk duhej të flisnim, nëse nuk donim”, shkroi një nga klientët e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme