“Jackpot” marramendës, 155 mln paund në pritje të fituesit

00:27 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të gjithë ata, që besojnë se fati mund t’u trokasë në derë me një biletë, po marrin pjesë në lotarinë “Euromillions”, ku “jackpot”-i kap shifrën e 155 milionë paund.

Edhe pse mundësitë për të fituar shumën e plotë janë shumë të pakta, shumë qytetarë kanë ëndërruar se çdo të bëjnë me aq parà.

Të martën nuk kishte fitues dhe shumë është rritur ndjeshëm për ditën e nesërme. Andy Carter, një këshilltar në Lotarinë Kombëtare në Britani tha se këtë herë “jackpot” do të jetë një nga më mëdhenjtë e fituar ndonjëherë në Europë.

Rekordi “jackpot”-it është fituar në 2011, plotë 161.65 milionë nga Colin dhe Chris Weir.

1506589855_f1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme