Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë listëa e vendeve me partnerët e dashurisë që më së shumti tradhëtojnë, shkruan “The Independent”.
Organizata për anketime Ifpo, në bashkëpunim me faqen në internet, Daylove, ku njerëzit gjejnë personin më të cilin do të mashtrojnë partnerin apo partneren, ka kryer një studim mbi rritjen e tradhëtisë tek gratë.
Një e treta e femrave që kurrë nuk kanë qenë të martuara, ka pranuar se kishin marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes së tyre, ndërsa përqindja e studimeve të para është rritur (me 10 për qind nga viti 1970 në 24 përqind në vitin 2001).
Arsyeja kryesore e mashtrimit tek 62 përqind e grave është raportuar në ndjenjat dhe dashurinë për një person tjetër. Gjithashtu, studimi tregoi se interneti ka lehtësuar në masë të madhe gjetjen e një “dashnori apo dashnoreje”.
Kompania “Durex” ka kryer një hulumtim dhe ka publikuar listën e vendeve me tradhti të lartë të çifteve.
– Tajlanda (56 për qind e çifteve të martuara)
– Danimarka (pothuajse gjysma e popullsisë)
– Italia (45 për qind e çifteve që e kanë pohuar)
– Gjermania (45 për qind)
– France (43 përqind total)
– Mbretëria e Bashkuar (36 për qind).
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...