Për vajzat e imëta dhe të vogla, veshja e fundeve ‘midi’ apo me gjatësi mesatare mund të jetë një përfitim ose edhe një humbje e madhe.
Ndonjëherë i tërë ai material mund të na dëmtojë hapësirën e vogël të trupit tonë të vogël. Po, ne nuk jemi këtu për t’ju thënë të dorëzoheni nga kjo lloj veshje dhe t’i shmangni këto lloj fundesh plotësisht. Gjithnjë ekziston një mënyrë për zgjidhje, shpjegon stilistja e famshme Jeni Elizabeth. Gjithçka varet nga stili dhe mënyra si visheni dhe trajtoni pamjen tuaj. Kemi përmbledhur disa këshilla më të mira për stilin e vajzave të imëta për veshjen e fundeve ‘midi’.
Çfarë saktësisht janë ato?
Një këshillë pozitive: provoni fund me formë apo ‘A’ – linjë
Një fund ‘midi’ mund të funksionojë shumë mirë për femrat shtatshkurta nëse është me formë ‘A’ dhe plise, shpjegon Nicole Winston. Jeni Elizabeth nuk mund të pajtohej më shumë. Edhe ajo pohon se fundet me A-linjë duhet të jenë në këtë mënyrë, dhe pa dyshim që Zara dhe H&M gjithnjë kanë një përzgjedhje të shkëlqyeshme për femrat e imëta.
Një këshillë pozitive: kombinoni me një palë take të shkëlqyera
Gjithnjë iu them klienteve të mia me shtat të shkurtër se duhet të jenë në gjendje të gjejnë taket e tyre të përsosura, transmeton femra.net. Kështu, ju theksohen këmbët më mirë dhe jep pamjen se jeni më të gjata se realisht, thekson Jeni Elizabeth. Gjithmonë mbani mend kombinimin e një fundi të tillë me një palë take të mrekullueshme apo sandale të lezetshme.
Një këshillë pozitive: vidhni stilin nga femrat e famshme shtatshkurta
Mary Kate Olson dhe Kourtney Kardashian janë dy femra të njohura për zotërimin e këtij modeli të fundit, thekson Jeni Elizabeth.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...