Vetulla është një ndër elementet që mund të ndryshojë tërësisht pamjen e fytyrës tuaj.
Ju me siguri që nuk do të dëshironit një vetull të hollë dhe pa formë.
Tashmë edhe trendi shkon me vetulla të trasha dhe të plota.
Mund të përdorni produkte kozmetike për t’i konturuar, por në mënyrë që të ngjajë sa më natyrale, ju vijnë në ndihmë disa alternativa shumë të thjeshta, shkruan shije.
Për shembull, një zgjidhje ideale do të ishte çaji jeshil, i cili është ideal për të rigjeneruar vetullën, duke e trashur atë në vetëm pak kohë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle çaj jeshil
1 gotë ujë
Përgatitja:
Shtoni çajin jeshil në një enë të vogël me ujë dhe vëreni në zjarr për rreth 15 minuta.
Më pas, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Aplikojeni në vetulla me anë të një pastruesi veshësh me pambuk dhe lëreni derisa të thahet.
Mund ta bëni disa herë në ditë, gjithmonë në drejtim të rritjes së qimeve, sepse kështu rrënja trashet dhe nxit folikulat e qimeve.
Nëse e përdorni rregullisht, do të keni vetulla perfekte vetëm pas 2 ose 3 muajsh, pa pasur nevojë as t’i konturoni me laps apo ndonjë produkt tjetër kozmetik.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...