Trupi gjatë stinës së verës ekspozohet shumë, ndaj dhe femrat janë të stresuara përsa i përket depilimit.
Cilat janë disa nga strategjitë që duhet të ndiqni për të zhdukur qimet nën lëkurë, sipas dermatologëve:
Bëni rregullisht eksfolim para depilimit: Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni.
Aplikoni kompresa të ngrohta
Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 2¬ 3 minuta, 2 herë në ditë çdo ditë, derisa qimja të dalë.
Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën
Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i rruani këmbët me kujdes në drejtim me qimet.
Trajtojeni siç do të bënit me aknet
Qimet nën lëkurë janë shumë të ngjashme me aknet,veçanërisht kur preket nga infeksionet (gjë që ndodh shpesh. Peroksidi i benzolit dhe acidi salicilik disa herë në ditë, kombinuar me eksfolim, është mjaftueshëm për t’i nxjerrë qimet në sipërfaqe të lëkurës.
Gjithnjë përdorni një krem depilimi hidratues
Duke qenë se qimet e trasha janë ato që përgjithësisht mbeten nën lëkurë (dhe kjo ndodh zakonisht në zonën e bikinit), mbajeni këtë zonë të butë duke përdorur një shkumë ose krem depilimi hidratues.
Shkuleni
Vetëm pasi qimja të ketë dalë në sipërfaqe, shkuleni me ndihmën e një piskatoreje të sterilizuar (me alkool).
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...