Afganistani ka rreth 23 milionë banorë, 98 për qind të cilëve janë myslimanë.
Ramazani ka një rëndësi të veçantë për popullin afgan dhe kalon me zakone të veçanta, transmeton portali arbresh.info
Disa ditë para Ramazanit, shumica e afganëve kalojnë ditët e tyre jashtë punës, duke i dedikuar kohën më të madhe blerjes së sendeve ushqimore për muajin e shënjtë.
Dita e parë e Ramazanit është festë publike në Afganistan.
Sikur në shumicën e vendeve myslimane, të gjitha restuarantet dhe kafenetë mbyllen gjatë ditës dhe kanalet televizive nuk lëshojnë programe muzikore.
Gjatë muajit të shenjtë, gratë mbulojnë vetveten më shumë se zakonisht.
Ushqimi më i popullarizuar i Afganistanit gjatë Ramazanit është pjata Polov dhe ëmbëlsira e quajtur Jalebi.
Përveç kohës së natës që shumica e njerëzve luten në xhami, ndihma ndaj të varfërve konsiderohet si një ndër detyrat obligative pas prishjes së agjërimit.
Dhënia e Iftarit në xhami është një nga zakonet që vazhdon të mbahet në Afganistan./Arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,