Obligimet afariste shpesh kërkojnë veshjen e rrobave formale, mirëpo kohë pas kohe atë model mode mund ta ndryshoni me këtë kombinim…
Këtë sezon dy modele atletesh po përjetojnë afirmim të plotë, modelet futuriste sportive në ngjyra që bien në sy dhe atletet e bardha elegante të pashmangshme.
Nga afinitetet tuaja të modës varet për cilin nga këto dy stile do të vendosni, ose mbase do të kënaqeni me të dyja.
Atletet me dizajn modern në të cilat dominojnë ngjyra neoni nuk janë shumë të dobishme kur është fjala për kombinimin me rrobat formale, siç janë kostumet e meshkujve. Ai lloj i këpucëve megjithatë është pjesë e kulturës urbane dhe natyrisht element sportiv i pashmangshëm.
Nëse dëshironi dukje afariste klasike si zgjidhje më ideale, imponohet kombinimi i rrobave nga materialet e lehta me atletet e bardha të cilat do t’ju sjellin dozë ideale të rehatisë dhe dukjen tuaj afariste.
Elementi i tretë i pashmangshëm në këtë kombinim mode janë këmishët oksford të bardha apo ngjyrë të kaltër të mbyllët, të cilat përshtaten perfekt me porosinë tuaj të mashkullit afarist modern.Telegraf
Detajet siç janë dorezat, çorapet, çantat e lëkurës dhe orët do të jenë dëshirë juaja me të cilat do të fisnikëroni këtë stil.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...