Shumë persona nuk mund t’i kontrollojnë dot ndjenjat e tyre dhe si rezultat i kësaj, bëhen të paduruar dhe bëhen shumë shpejt me nerva. Mirëpo jo të gjithë nervozohen njësoj dhe e shprehin inatin në të njëjtën mënyrë.
Ka nga ata që thyejnë pjatat, ka nga atë që e mbajnë të gjithë inatin brenda, por edhe nga ata që mërziten dhe nuk të flasin për një kohë të gjatë. Inati dhe acarimi i çdo njeriu varet nga lloji i karakterit të tij, por edhe nga shenja e horoskopit. Hidhini një sy se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.
Dashi Mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’i përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.
Demi E ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.
Binjakët Janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.
Gaforret Mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.
Luani Do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por i harrojnë shumë shpejt zënkat.
Virgjëresha Nuk nxehet lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi i urren përballjet.
Peshoret Janë ruajtësit e paqes. U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lënë me aq.
Akrepit I dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.
Shigjetarët Nuk nxehen lehtë dhe nuk do i shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.
Bricjapët I mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.
Ujori I urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.
Peshqit Nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen