Pantallonat xhins (jeans) janë ndër pantallonat më të përdorura dhe të pëlqyera në të gjithë botën.
Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza.
Mund t’i vishni në çdo moment të ditës, kombinohen me çdo gjë, i qëndrojnë mirë çdo trupi kuptohet duke zgjedhur masën përkatëse dhe ç’është më e rëndësishmja ju japin një komoditet dhe rehati që nuk e gjeni tek asnjë lloj veshjeje tjetër.
Por ndryshe nga veshjet e tjera, xhinset duhen larë më rrallë pasi materiali i tyre shumë delikat dëmtohet dhe humb ngjyrën gjatë larjes mekanike në lavatriçe. Sipas CEO-s së markës së famshme Levi’s Chip Bergh, pantallonat xhins duhen larë sa më rrallë që është e mundur. Ai vazhdon mandej duke thënë se larja një herë në 4 muaj është mëse e mjaftueshme.
Edhe pse një deklaratë e tillë tingëllon shumë pak higjenike, sipas drejtuesit të markës lider në fushën e prodhimit të xhinseve, kjo është mënyra më e mirë që pantallonat tuaja të mos humbasin elasticitetin dhe ngjyrën origjinale. Ai sugjeron disa truke për të eleminuar papastërtitë dhe njollat.
Për shembull nëse fusni xhinset në një qese plastike të mbyllur dhe i lini në frigorifer për 24 orë, të nesërmen nuk do të ndjeni një aromë të keqe dhe do të kenë ngordhur të gjitha bakteret. Në qoftë se xhinset tuaja janë bërë me njolla, mund t’i lani pjesërisht me furçë dhëmbësh dhe ujë të kripur. Më pas lërini të thahet dhe përdorini si më parë. Ide të çmendura apo jo, do të guxonit t’i provonit?
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...