Gjumi është një proces i ndërlikuar që drejtohet nga truri dhe që i bindet një ore të brendshme biologjike me cikle 24-orësh.
Ndërsa mosha kalon, oraret e gjumit ndryshojnë. Një i sapolindur fle me periudha të shkurtra e të shpeshta që po t’i mbledhim arrijnë në 12-16 orë në ditë. Sipas specialistëve amerikan në fushën e gjumit, ndonëse disa të rritur duket se kanë nevojë vetëm për tri orë gjumë në ditë, të tjerë kanë nevojë deri në dhjetë orë.
Sipas një studimi të gjatë që ky grup prej 13 ekspertëve ka kryer, kanë dalë me rekomandime se sa duhet një person të fle brenda 24 orëve, shkruan portali arbresh.info.
Rekomandimet e tyre janë se foshnjat prej 4 deri në 12 muaj duhet të flenë prej 12-16 orë brenda 24 orëve. Fëmijët e vegjël ne mes të moshës 1 dhe 2 vjeçare, kanë nevojë për 11-14 orë gjumë, fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeçare, kanë nevojë për 10-13 orë gjumë brenda 24 orëve.
Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeçare kanë nevojë për 9-12 orë gjumë, ndërsa adoleshentët nga mosha 13 deri 16 vjeçare duhet të kenë të paktën 8-10 orë gjumë./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...