Google ADS

Ja sa kohë pas skadencës mund ta përdorni kremin e diellit

07:24 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Është padiskutim produkti kozmetik më i përdorur në këtë periudhë të vitit, edhe pse ekspertët e shëndetit dhe të estetikës këshillojnë që përdorimi i tij të jetë i vazhdueshëm duke filluar që nga dita e parë e vitit.

Po flasim për rkemin kundra diellit, i cili ka filluar tanimë të zërë vend në çantat e kozmetikës, apo diku nën çadrën e plazhit teksa pushoni në shezlong. Pavarësisht dyjëzimeve që kemi kur blejmë një krem solar, si për shembull shkalla e filtrit mbrojtës dhe atij hidratues, përmbajtja në elementë kimikës vs. ata bimorë, lloji i duhur duke iu përshtatur nevojave të lëkurës etj, shpesh i referohemi edhe një detaji interesanti : datës së skadencës. Kjo datë gjendet e bashkangjitur në pjesën e prapme të kremit, por ka raste që nuk është e shënuar.

Por nëse keni një krem thuajse të papërdorur nga vjet, ia vlen të blini një të ri. Përgjigjja është jo. Nëse kremi juaj kundra diellit është ruajtur në një ambient të freskët duke mos iu ekspozuar nexhtësisë dhe lagështisë, mund ta përdorni edhe pas një viti. Ndërkohë që disa kremra të tjerë kanë të shënuar një simbol, që tregon deri ne sa muaj pasi është hapur kremi mund ta përdorni.

Sipas ekspertit te njohur Colin Dougall, nga LloydsPharmacy në Glasgow, nese kremi juaj i diellit nuk ka të shënuar as njërën dhe as tjetrën, mund ta përdorni për të paktën 2 ose 3 vite që nga koha e hapjes. Kjo vetëm në rastet nese e keni ruajtur siç duhet dhe në një vend të freskët. Nëse pas datës së skadencës, kremi juaj i diellit nuk është ruajtur siç duhet, atëherë është mirë të mos e përdorni më, pasi përveçse nuk ka asnjë efekt mbrojtës, ju rrezikon edhe nga shumë sëmundje të lëkurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme