Fakte që duhen ditur nga ai dhe ajo, për madhësinë e penisit dhe sa duhet të jetë. Edhe pse shumica e meshkujve janë të kënaqur me gjatësinë e penisit dhe arrijnë të kënaqin partneren, ato përsëri varen nga shprehja “sa më i madh, aq më mirë do të ishte”.
Kompanitë që reklamojnë kremra dhe tableta për të shtuar madhësinë e penisit, bëjnë shuma të mëdha parash duke shfrytëzuar këtë mani.
Por ndryshe nga operacionet, nuk ka asgjë që është provuar klinikisht që arrin të rrisë madhësinë e penisit.
Shkruar nga Dr. David Delvin, mjek dhe specialist i planifikimit familjar dhe Christine Webber, psikoterapiste.
Edhe në këtë shekull siç duket meshkujt shqetësohen për madhësinë e penisit dhe veçanërisht për gjatësinë.
Në vitet e fundit është bërë e qartë se gjatësia mesatare e penisit nuk është sa ishte menduar më parë.
Për dekada me radhë, librat mjekësorë dhe artikujt e ndryshëm e kanë deklaruar me bindje se gjatësia mesatare e penisit në përgjithësi është 16.5 centimetra.
Pse vetëmatja e penisit është e pabesueshme?
Meshkujt kanë tendencë që të japin madhësi më të madhe nga ajo që kanë në të vërtetë, kjo gjë i kënaq.
Në kohët e fundit, një numër shkencëtarësh janë përpjekur për të marrë një shifër sa më të besueshme, të cilët kanë trajnuar persona për të kryer matjen e çdo njeriu. Rezultatet tregojnë se mesatarja është dukshëm më i shkurtër se ai i deklaruar.
Në realitet, gjatësia mesatare e penisit në ereksion duhet të jetë 14.9 cm, i cili hedh poshtë versionin e vjetër.
Pse meshkujt shqetësohen për gjatësinë?
Edhe pse shumica e meshkujve janë të kënaqur me gjatësinë e penisit dhe arrijnë të kënaqin partneren, ato përsëri varen nga shprehja “sa më i madh, aq më mirë do të ishte”. Kompanitë që reklamojnë kremra dhe tableta për të shtuar madhësinë e penisit, bëjnë shuma të mëdha parash duke shfrytëzuar këtë mani. Por ndryshe nga operacionet, nuk ka asgjë që është provuar klinikisht që arrin të rris madhësinë e penisit.
Te meshkujt, penisi i tij është, me vetëdije apo pa vetëdije, një nga gjërat më të rëndësishme në të gjithë botën. Në moshë të re ai zbulon pjesën më të rëndësishme të trupit të tij dhe shqetësohet shumë për të, duke bërë edhe pyetje shqetësuese vetes “ mos e kam të vogël?”. Kjo pyetje e shoqëron gjatë gjithë jetës, i bindur se do të ishte më mirë sikur të kishte edhe ca centimetra më tepër.
Pa marrë parasysh se sa shumë është shkruar për madhësinë e penisit dhe se gjatësia e tij nuk ka shumë rëndësi në një lidhje dhe se gratë nuk janë të tërhequr nga një mashkull për shkak të madhësisë së penisit, shumë meshkuj vazhdojnë të mendojnë në të njëjtën mënyrë.
Problemi është se çdo mashkull e shikon penisin e tij si pikë referimi për karakterin e tij. Këndi në të cilin e shikon poshtë në mënyrë të pashmangshme e bën penisin të duket më i shkurtër.
Penisët e mëdhenj që shohim në filmat me përmbajtje për të rritur nuk janë standarde. Prodhuesit e këtyre filmave kërkojnë nga aktorët madhësi mbi mesataren. Disa prej tyre janë aksidente të natyrës, ashtu siç janë ca njerëz që kanë hundë shumë të madhe.
Meshkujt shpesh gënjen për madhësinë e penisit, kjo i bën që ato të kënaqen me vetën. Prandaj shpesh herë ankesat e ndryshme lidhur me këtë problemi janë jo reale, pasi meshkujt kanë komplekse.
Sa duhet të jetë gjatësia mesatare e penisit?
Matja e penisit, kur ai është i drejtë është e kotë, pasi gjatësi dhe pjesa më e madhe janë të ndikuar nga faktorë të ndryshëm të përkohshëm, të tilla si temperatura e ambientit.
Megjithatë, në temperatura normale penisi duhet të jetë midis 8.5 cm dhe 10.5 nga maja në bazë.
Sigurisht, është e vërtet se disa meshkuj kanë penis më të madh se disa të tjerë, ashtu si disa meshkuj kanë këmbë më të vogla se disa të tjerë, por madhësia nuk është një indeks burrërie.
Shumica e njerëzve mendojnë se një burrë i gjatë ka një penis më të madh, por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Hulumtuesit e shquar amerikan Masters dhe Johnson kanë matur gjatësinë e 300 meshkujve.
Organi më i gjatë ishte 14 cm, i përkiste një burri me gjatësi 170 cm.
Penisi më i shkurtër ishte 6 cm, i përkiste një burri me gjatësi 180 cm.
Sa duhet të jetë madhësia mesatare në ereksion?
Është fakt interesant se shumica e meshkujve gjatë ereksionit kanë një madhësi të njëjtë.
Një mashkull që ka një madhësi më të vogël gjatë ereksionit ka një rritje 100% gjatë eksitimit seksual.
Një mashkull tjetër që ka një madhësi më të madhe gjatë eksitimit seksual do të këtë një rritje prej 75%. Shumë studiues mendojnë se madhësia mesatare e penisit gjatë ereksionit është mes 12.9 centimetra dhe 15 centimetra.
Nën mbikëqyrjen e një mjeku, katër profesionistë të trajnuar për të matur penisin, kanë matur 300 meshkuj( të cilët ishin kryesisht të rinj amerikan). Ata gjetën se gjatësia mesatare ishte 14.93 centimetra, shumë më pak se shifra e cituar në të kaluarën.
Seksi dhe femrat
Shumë meshkuj harrojnë se gjatësia e vaginës së një femre është më e shkurtër.
Vagina e një femre është vetëm 7.5 cm e gjatë kur ajo nuk është ngacmuar seksualisht. Kjo gjatësi ndryshon kur femrat bëhen nëna, pasi gjatësia e vaginës se saj ndryshon. Gjatë eksitimit, vagina e femrës zakonisht shtrihet rreth 10 cm.
Kjo do të thotë penisi i çdo mashkulli do të mbushë vaginën e saj plotësisht.
Nëse një mashkull ka madhësinë e penisit mbi mesataren, vagina e femrës do të zgjatet nga 150 deri në 200 % për ta akomoduar atë.
Çfarë duhet të bëni nëse nuk jeni i lumtur me madhësinë e penisit tuaj?
Para se të mendoni për të gjetur një formë për të rritur madhësinë e penisit tuaj, ju duhet të dini se madhësia juaj është gjenetike.
Nëse jeni vërtet të shqetësuar se madhësia e penisit tuaj është e vogël, shkoni dhe kontrollojeni te mjeku. Kujdes! Shumë klinika dhe tableta janë mashtrime, mund të shkaktojnë dëme fatale për ju.
Kirurgjia për të rritur madhësinë e penisit
Një numër klinikash private tani ofrojnë operacione që pretendojnë se rrisnin madhësinë e penisit. Këto lloj operacionesh kanë kosto shumë të lartë dhe shpesh shumë të rrezikshme si infeksion, gjakderdhje, shëmtim…etj.
Injektimi i yndyrës në penisin tuaj mund të çojë në komplikacione dhe kjo metodë nuk funksionon. Ne ju rekomandojmë që mos të bini dakord t’i nënshtroheni ndonjë operacioni nëse nuk e keni parë më parë të një urolog.
Studimi nga Instituti i Urologjisë në Londër në një sondazh nxori se 70% e meshkujve që kishin bërë ndërhyrje për të zgjatur madhësinë e penisit ishin të pakënaqur me rezultatin.
Disa urolog kanë filluar të përdorin një kornizë të veçantë që përdorin për të rritur gjatësinë e penisit. Këto korniza të vogla drejtkëndëshe vishen në penis dhe mbahen për orë të tëra. Ata tërheqin organin jashtë gjatësisë maksimale dhe ideja është se ai gradualisht do të mbaj këtë gjatësi.
Këto pajisje janë quajtur tableta poshtë pantallonave.
Ka pasur raporte nga Italia dhe Spanja nga kirurgët që pretendojnë një shkallë modeste e përmirësimit të gjatësisë nëpërmjet kësaj metode.
Një kirurg raporton se një grup i njerëzve të cilët kanë ndjekur këtë metodë kanë arritur një rritje masatare prej 1.8 cm prej katër muajsh.
Çfarë duhet të bëjnë meshkujt që dua të zvogëlojnë penisin e tyre?
Është një ndërhyrje shumë e rrallë. Kjo mund të bëhet, por ekziston rreziku që operacioni të shkoj keq. Ne ju këshillojmë të mos merrni vendime pa bërë më parë kontroll te një urolog.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...