Nëse ju mendoni se jeni i njëjti person si para 10 vitesh gaboni ! Sipas një hulumtimi disa vjeçar njerëzit ndryshojnë personalitet disa herë brenda disa dekadave.
Në një studim 63-vjeçar, më i gjati i kryer ndonjëherë rreth personalitetit të njeriut, shkencëtarët dolën në përfundimin se personalitetet mund të transformohen dhe tjetërsohen sipas rrethanave të caktuara.
Psikologët në Universitetin e Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar e kanë filluar studimin në vitin 1950 dhe kanë marrë në shqyrtim sjelljet e 1200 personave të moshës 14 vjeçare.
Edukatorët kategorizuan nxënësit e tyre sipas gjashtë tipareve të personalitetit: me vetbesim, të vetdijshëm të ndërgjegjshëm, këmbëngulës, me dëshirën për të shkëlqyer, origjinal, dhe të qëndrueshëm.
Rreth 63 vjet më vonë, studiuesit zbuluan se fëmijët e dikurshëm, tanimë 77 vjeç treguan sjellje dhe karakteristika të tjetërsuara.
Sa më gjatë intervali midis dy vlerësimeve të personalitetit, aq më e dobët është marrëdhënia mes dy karkaterve. Personaliteti ndryshon gradualisht gjatë gjithë jetës, por në moshën më të vjetër mund të jetë mjaft i ndryshëm nga personaliteti në fëmijëri.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi