Ju me siguri keni vene re lidhjen e forte dhe ngjashmërinë e madhe qe kane qiftet të cilët kanë vite që janë bashkë.
Do çift ka disa gjera te përbashkëta, mirëpo ato çifte qe kane vite se bashku duken pothuajse si motër dhe vëlla.
Thuhet se meshkujt zgjedhin partneret me tiparet e nënës se tyre. Shkencëtarët kanë konfirmuar se njerëzit zgjedhin partnerin ose partneren, qe ngjason me nënën ose babanë. Pra nëse je vajzë ke zgjedhur partnerin me tipare të babait tënd. Ndërsa nëse je djalë e ke zgjedhur të dashurën me tiparet e njëjta si mamaja jote.
Robert Zajonc një psikolog amerikan ka krahasuar fotot e çifteve ne ditën e dasmës dhe 25 vite me vone. Ne studimin e tij doli ne përfundim se gruaja dhe burri nëse nuk kishin ngjashmëri fizike, pas 25 vitesh se bashku dukeshin njësoj.
Një tjetër fakt interesant është se nëse çiftet kanë një martesë të gjatë dhe të lumtur, shtohen ngjashmëritë mes tyre.
Një tjetër arsye pse ju filloni t’i ngjasoni partnerit tuaj ka te bëjë edhe me eksperiencat që ju kaloni me të. Gjatë jetës një çift, kalon momente të vështira dhe të lumtura së bashku. Çdo gjë që kalojnë së bashku ndikon në gjuhën e trupit dhe ata fillojnë të bëjnë të njëjta mimika.
Sipas studimeve, ne tërhiqemi nga njerëzit që kanë të njëjtat tipare me ne. Nëse përfundoni me një njeri që ngjan as shumë me ju, fëmija juaj do të marrë më të mirat e të dyve.
Ciftet që janë në një mendje, pasqyrojnë zakonet e njëri-tjetrit edhe në gjuhën e trupit. Shkencëtarët thonë se partnerët priren të ndryshojnë zakonet gjatë gjithë jetës së tyre të martuar. Për shembull, nëse njëri po përpiqet të lërë duhanin dhe të hajë shëndetshëm, edhe tjetri përpiqet për te bërë të njëjtën gjë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...