Të mbash reçipeta apo jo, është një zgjedhje që çdo grua e ka në dorë vetë, por a keni menduar ndonjëherë për efektet shëndetësore të veshjes së reçipetave gjatë kohës që flini? Megjithëse mund të duket krejtësisht e padëmshëm, e vërteta është se veshja e reçipetave mund të shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore.
Këtu janë gjashtë arsyet pse nuk duhet të mbani kurrë reçipeta gjatë kohës së gjumit:
1. Ndalon qarkullimin
Fjetja me reçipeta, sidomos nëse ato kanë tela, ndikon në qarkullimin e gjakut. Nëse këto të fundit janë shumë të ngushta, muskujt tuaj do të lëndohet. Edhe veshja e reçipetave sportive mund të dëmtojë indin e gjirit për shkak të qarkullimit të kufizuar.
2. Shkakton shqetësim
Veshja e reçipetave mund të ndikojë në cilësinë e gjumin tuaj. Ndonëse acarimin e lëkurës mund të mos e vëreni, nëse nuk e bëni gjumin e qetë, me shumë mundësi është prej veshjes së reçipetave ose veshjeve të ngushta.
3. Mund të shkaktojë hiperpigmentim
Hiperpigmentimi është një gjendje e shkaktuar nga nivelet e rritura të melaninës, pigmenti në trup që përcakton ngjyrën e lëkurës. Reçipetat që janë shumë të ngushta, mund të shkaktojnë hiperpigmentim nga fërkimi i vazhdueshëm me lëkurën tuaj.
4. Ndikon fiziologjinë e gjirit
Mbajtja e reçipetave që të shtrëngojnë mund të ndikojë negativisht në sistemin limfatik. Duke dëmtuar rrjedhjen e gjakut dhe kullimin limfatik, kjo gjë mund të çojë në inflamimin kronik dhe mbajtjen e lëngjeve. Gjëndrat limfatike ndihmojnë në largimin e toksinave nga zona e gjirit, kështu që kullimi limfatik i dëmtuar mund të ndikojë negativisht në mëlçinë, veshkat dhe në pjesë të tjera të trupit duke mbajtur toksina në vend që t’i eleminojë ato.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...