Errësimi i lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve është një problem shqetësues për shumë femra.
Si meshkujt ashtu dhe femrat mund të vuajnë nga ky problem por për fat të mirë mund të trajtohet. E rëndësishme është të kuptoni pse ju shkaktohet një gjë e tillë sepse dhe trajtimi është i ndryshëm sipas rasteve.
Shkaqet e njollave të errëta në zonën e kofshëve
-Obeziteti
– Ekspozimi ndaj rrezeve
– Çrregullimi hormonal
– Njolla si pasojë e efekteve anësore të barnave
-Fërkim i lëkurës
-Gjenetika
– Sindromi i ovareve policistike
-Diabeti
Mënyrat natyrale për të zbehur pamjen e këtyre njollave
Vaji kokosit do të veprojë si një hidratues dhe eksfoljant për lëkurën. Vitaminat e vajit të kokosit hidratojnë zonën e thatë të lëkurës dhe e pastrojnë atë nga lëkurat e vdekura dhe njëtrajtësuar pigmentin e lëkurës, shkruan living.al.
Aplikimi i xhelit të aloe verës do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamimit dhe lëkurës së errët në zonën e brendshme të kofshëve.
Fërkimi mund të errësojë gjithashtu kofshët e brendshme. Vishni pantallona të shkurtra *korse*dhe lyeni trupin me pudër për të shmangur sa më shumë fërkimin e lëkurës.
Përzieni pak lëng limoni *nese nuk jeni të ndjeshëm ndaj acidit citrik, një lugë kos dhe një lugë tërshërë . Përziejeni mirë dhe masën që përftuar aplikojeni në lëkurën e errësuar për një orë.
Miksoni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë gjelle vaj bajame dhe dy lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e errët dhe lëreni për 15 minuta.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa