E bardha e vezës, është një shërues magjik kundër djegieve!
Një djalë i ri, po spërkaste lëndinën dhe shkurret e tij me pesticide dhe donte të kontrollonte përmbajtjen e barrelës për të parë se sa pesticide kishte në të. Ai e ngriti mbulesën dhe ndezi dritën. Avujt u ndezën në fytyrën e tij si zjarr dhe e ngulfatën atë. Ai kërceu nga vendi duke bërtitur.
Një komshija e tij doli jashtë më një dyzinë me vezë dhe tas duke bërtitur: -‘ Sillni më shumë vezë këtu!’ Ajo i theu ato, duke ndarë të bardhat nga të verdhat. Një tjetër komshije e ndihmoi gruan që të vendoste të bardhat e vezëve mbi fytyrën e djalit të ri. Kur mbërriti ambulanca dhe stafi pa djalin e ri, ata e pyetën se kush e kishtë bërë këtë.
Të gjithë treguan për gruan që e ndihmoi.
Ata e përgëzuan atë dhe i thanë: -‘ Ti ja shpëtove fytyrën këtij djali të ri!’
Në fund të verës, djali i ri i dërgoi kësaj gruaje një buqetë me trëndafila për ta falenderuar atë. Fytyra e tij ishte si lëkura e një bebi.
Dikur një grua tjetër dogji dorën e saj me ujë të nxehtë. Ajo fillimisht vendosi ujë të ftohtë në dorën e saj, ndau 2 vezë të bardhat nga të verdhat dhe i vendosi të bardhat në lëkurë. Ata ja thanë lëkurën dhe formuan një shtresë mbrojtëse.
Më vonë ajo mësoi se të bardhat e vezëve janë kolagjenë natyralë dhe lëkura e saj u shërua plotësisht pa asnjë shenjë djegieje pas 10 ditësh!
Kujdes: Kjo vlen vetëm për djegjet e shkallës së parë, eventualisht të dytë, kurrsesi për shkallën e tretë ku ka dëmtim të thellë të lëkurës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...