Google ADS

Ja nga e ka origjinën ëmbëlsira juaj e preferuar, cheesecake

08:48 | 19 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Cheesecake, një nga ëmbëlsirat e preferuara për shumë njerëz, është bërë shumë popullorë në mbarë botën.

Pavarësisht mendimit se kjo ëmbëlsirë erdhi në Europë për shkak të migrimit nga kontinenti amerikan, origjina e saj është nga Mesdheu, transmeton portal arbresh.info

Torta me djathë që tani e duan të gjithë për herë të parë u gatua në Greqi.

Athinasi Naukratitis regjistroi recetën e parë për një cheesecake në vitin 230 pas Krishtit, si një ëmbëlsirë që shërbehej në ceremonitë e dasmave.

Kjo është receta më e vjetër e njohur greke dhe në atë kohë gatuhej në këtë formë.

Rrihej djathi deri sa të bëhej i lëmuar, shtohej mjaltë dhe përzihej mirë, shtohej miell gruri dhe piqej në zjarr.

Versioni përfundimtar, i cili të kujton më së shumti këtë ëmbëlsirë në stilin modern, u krijua në Amerikë në vitet 1930. Me shpikjen e djathit krem në 1872, furrtarët e Nju Jorkut filluan ta përdorin atë për të bërë ëmbëlsira, të cilat pasuruan shijen e cheesecake-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme