Shkencëtarët në Universitetin e Alabamës kanë gjetur se tatuazhet mund ta forcojnë sistemin imun të një personi.
Kështu, sipas shkencëtarëve, njerëzit që kanë më shumë se një tatuazh në trup janë në gjendje që të luftojnë më mirë gripin sesa ata me vetëm një tatuazh apo me asnjë.
Tatuazhet mund të jenë fizikisht rraskapitëse, vunë në dukje shkencëtarët. Autori i studimit, Dr. Chrisopher Lynn tha: “Ato jo vetëm që ju lëndojnë përderisa jeni duke e bërë një të tillë, por edhe mund t’ju rraskapitin”.
Por, ai shtoi se, kur një person merr më shumë se një tatuazh, pas stresit të vizatimit të tatuazhit në trup, sistemi imun i trupit bëhet më i fuqishëm, transmeton Gazeta Express.
Për të arritur në këtë përfundim ata analizuan disa vullnetarë të cilët dëshironin të bënin tatuazhe. Shkencëtarët analizuan ata para dhe pas marrjes së tatuazheve.
Shkencëtarët gjetën se nivelet e imunoglobinës A kishin rënë dukshëm në personat që merrnin vetëm një tatuazh, në përgjigje ndaj stresit të tatuazhit.
Megjithatë, ata të cilët merrnin më shumë tatuazhe, trupi i tyre kishte një rënie më të vogël të imunoglobinës. Dhe, trupi i tyre kthehej në gjendjen fillestare më shpejtë se i atyre që bënë vetëm një tatuazh.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...