Ja kur është ora ideale për të bërë seks në mëngjes

23:53 | 24 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes.

Ora ideale, madje gjysmë ore është nga 6.30 deri në orën 7.00, para mëngjesit sepse  dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks. Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos,  çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit.

Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe më dëshirën e vetme për të fjetur gjumë.

Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme