Shpeshherë dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri-tjetrin.
Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme. Kjo është lista e disa arsyeve përse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju.
E kanë marrë vesh të shtëpisë: Kjo është fjalia të cilën zakonisht partneria ia thotë të dashurit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.
I ka pasur më shumë se dy të dashur:
Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.
Ja ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali:
Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.
Kanë kuptuar se janë kushëri:
Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë.
Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.
Nuk është e virgjër:
Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari!
Kur ia vonon fjalët në Facebook:
kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër.
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...