Ja disa kura në kushte shtëpie për erën e keqe të këmbëve

17:10 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Kjo ndodh zakonisht kur këmbët tuaja djersijnë dhe djersa nuk avullon, për shkak të këpucëve apo çorapeve që keni veshur.

Bakteret natyrisht të pranishme në lëkurën tuaj rriten teksa ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar kështu erën e keqe të këmbëve.

Shumë kura natyrale janë të vlefshme nëse dëshironi të hiqni qafe erën e keqe të këmbëve tuaja. Ju duhet t’i ndiqni ato rregullisht për një periudhë të caktuar kohe, për të pasur dhe rezultate të mira. Disa prej kurave mund ta zgjidhin problemin në një javë ose diçka më shumë.

Ja disa kura në kushte shtëpie për erën e keqe të këmbëve:

Soda e bukës

Bikarbonati i sodiumit, më së shumti i njohur si soda e bukës, është një zgjidhje efektive për të eliminuar erën e këmbëve. Ajo neutralizon Ph e djersës dhe redukton bakteret.

Përdorimi:
– Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë.
– Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t’i vishni ato.

Vaj livande

Vaji i livandës jo vetëm që ka një erë të mirë por edhe vret bakteret. Gjithashtu, ky vaj parandalon edhe formimin e kallove në këmbë.

Përdorimi:

– Hidhni disa pika vaj livande në një enë me ujë të ngrohtë
– Vendosini këmbët në enë për 15-20 minuta.
– Përsërite këtë trajtim dy herë në ditë për disa ditë.

Kripë e trashë (kokërr madhe)

Kripa e trashë mundet gjithashtu të minimizojë erën që vjen nga këmbët tuaja pasi ajo lufton infeksionet mikrobike dhe neutralizon erën e këmbëve. Një banjo me kripë të trashë është gjithashtu qetësuese për dhimbjen e këmbëve nga lodhja.

Përdorimi:

– Përzieni 2 lugë gjelle kripë të trashë me një gjysmë kove ujë të ngrohtë.
– Vendosini këmbët për 10-15 minuta.
– Për rezultate më të mira, bëjeni këtë përpara gjumit në mënyrë që të evitoni veshjen e çorapeve ose këpucëve për disa orë.

Çaji i Zi

Çaji i Zi ka acid tanik që ndihmon në eliminimin e baktereve që prodhon era e këmbëve. Ai gjithashtu ndihmon mbylljen e poreve në këmbë, duke zvogëluar sasinë e djersës me të cilën ushqehen bakteret.

Përdorimi:

– Zieni 2 qese çaj të zi në 3 gota ujë të nxehtë. Shtojini gjysmë kove ujë normal për të ulur temperaturën e përzierjes.
– Vendosini këmbët në të për 15-20 minuta
– Bëjeni këtë përditë për rreth një jave.

Uthulla

Uthulla është e dobishme për shpëtimin nga era e keqe e këmbëve pasi ajo krijon një mjedis acid, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Ju mund të përdorni çdo lloj uthulle, por për këtë trajtim këshillohet më shumë uthulla e mollës.

Përdorimi:

– Përzieni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë.
– Vendosini këmbët në të për 10-15 minuta.
– Në fund, lajini këmbët tërësisht me sapun për të hequr edhe erën e uthullës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme