Ja disa ide se çfarё mund tё bёsh me bananet qё po fillojnё tё nxihen

08:29 | 4 Shkurt 2020
Arbresh Info

Kur bananet fillojё dhe “piqen” mё shumё seç duhet, zgjidhja e parё qё na vjen nё mendje ёshtё t’i hedhim. Pasi tё lexoni kёtё artikull do keni shumё zgjidhje tё tjera, pёrmes tё cilave do shijoni shijen e bananeve nё disa versione.

Pops bananeje

Nёse doni tё bёni disa ёmbёlsira tё vogla pёr tё qerasur miqtё qё ju vizitojnё, provoni pops bananeje. Pritini bananet nё mes ose nё tri katёr pjesё tё vogla dhe kalojini nё mbajtёse qё mund tё ruani nga akulloret. Mё pas lyejini me çokollatё tё shkrirё dhe vendosini nё ngrirje. Rezultati pёrveçse i mrekullueshёm ёshtё dhe shumё i shijshёm.

Akullore bananeje

Ёshtё shumё e thjeshtё tё bёni akullore, sidomos nёse keni shumё banana tё ngrira. Kur tё jenё shumё tё ngrira vendosini nё blender pёr mё shumё se gjysmё ore. Kur tё fillojnё tё shkrijnё mund tё shtoni çokollatё, fruta tё thata etj.. Mё pas vendoseni masёn pёrsёri nё blender pёr ta rahur atё pёr akoma 45 minuta deri sa masa tё bёhet e njёtrajtshme dhe kremoze.

Milkshake bananeje

Siç janё tё ngrira vendosini nё blender bashkё me pak qumёsht dhe pasi tё bёhen tё lёngshme janё gati pёr t’u shijuar.

Kafshata banane

Prijini bananet nё copa tё vogla dhe mbulojini me çokollatё tё shkrirё nga tё gjitha anёt. Vendosini nё ngrirje dhe do tё keni gati njё ёmbёlsirё shumё tё mirё pёr miqtё tuaj.

Banane tё pjekura

Kur nuk mund t’i konsumoni bananet atё ditё dhe shikoni qё po fillojnё tё nxihen, vendosini nё ngrirje pёr t’i konsumuar njё ditё tjetёr. Bananet e ngrira vonojnё tё shkrijnё dhe kjo i bёn ato ideale pёr t’u pjekur. Vendosini nё furrё pёr disa minuta ose nё mikrovalё.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme