Google ADS

Ja çka thotë horoskopi për ju sot

10:43 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Dashi

Gjatë kësaj të diele duhet të tregoni kujdes me shëndetin. Ata që janë në një marrëdhënie këshillohet që të tregohen më të pjekur dhe kjo do të pasqyrohet në mënyrën se si komunikoni me partnerin/en. Si rrjedhojë, mund të hyni në një fazë të re gatishmërie për të përmbushur objektiva dhe dëshira të përbashkëta. Në punë do nisni të shihni rezultatet pozitive.

Demi

Jupiteri do t’ju rrisë besimin në punë dhe kjo do t’ju japë mundësinë që të fitoni më shumë para. Ju do ta shijoni punën që bëni, por Jupiteri nuk do t’ju lejojë që ju t’i bëni bisht asaj. Për sa i përket shëndetit, mjafton çdo lloj ushtrimi fizik si ecja, vrapi dhe gjithçka do jetë shumë mirë. Çiftet duhet të bëjnë kujdes me komunikimin sot, lërini mënjanë zënkat dhe shijoni pushimin.

Binjakët

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të bëjë që të jeni shumë të komunikueshëm dhe disponibël. Kjo pasi keni vendosmërinë për të arritur një objektiv të veçantë. Dashuria premton emocione të forta, veç bëni kujdes me fjalët. Ata që ajnë vetëm do kenë mjaft sukses në takimet që do realizojnë. Me financat do jeni mjaft të arsyeshëm.

Gaforrja

Tregohuni të hapur në raport me bashkëpunëtorët tuaj dhe propozimet e tyre. Ndonëse mund të jeni shumë individualistë, duhet të sforcoheni për të menduar për të mirën e grupit. Rezultatet e mira janë fare pranë, ndaj mundohuni që të përqendroheni pak më shumë. Në dashuri ujërat paraqiten të qeta. Edhe financat do vijnë duke u përmirësuar.

Luani

Do jeni mjaft të shqetësuar për shkak të disa çështjeve familjare të rrëmujshme dhe jo shumë të qarta. Kjo gjë do ju pengojë që të përqendroheni në aspekte të tjera të rëndësishme të jetës, po ashtu dhe në dashuri. Ruani qetësinë dhe me intuitën e duhur do arrini të zgjidhni këto pengesa të vogla. Financat dhe shëndeti nuk do jenë keq.

Virgjëresha

Do të kaloni një mbrëmje interesante në shoqërinë e miqve ose partnerit/es. Së fundmi keni qenë shumë të angazhuar me punë, por tashmë do të keni mundësinë që të rikuperoni. Bëni kujdes me marrëveshjet dhe me shpenzimet, mund të përballeni me probleme serioze. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të mos marrin vendime të rëndësishme sepse yjet nuk do jenë në anën e tyre.

Peshorja

Kur është fjala për punën jeni gjithnjë të gatshëm dhe dinamik, por duhet të tentoni, të paktën të dielën, që të ngadalësoni ritmin dhe të merreni më shumë me njerëzit tuaj të dashur. Partneri/ja pretendon më shumë vëmendje dhe nga ana tjetër edhe ju keni dëshirë dhe do ju bëjë mirë të rrini bashkë. Shëndeti do jetë pak delikat, kujdesuni për veten.

Akrepi

Do të ndiheni përgjegjës për një projekt të ri dhe kjo gjë do ju bëjë mjaft nervoz dhe të tensionuar. Mos lejoni që t’iu dominojë ankthi dhe tregohuni gati për të vepruar. Të reja pozitive priten në dashuri, ku për disa çifte mund të merret një hap i madh për avancimin e lidhjes. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë lloj ndryshimi.

Shigjetari

E diela parashikohet të jetë interesante për ta kaluar me familjen ose me personat që keni përzemër. Mos kini frikë të jeni vetja dhe as të shprehni sa më mirë ndjenjat tuaja. Ka disa çështje familjare të cilat duhet t’i zgjidhni, ndaj tregoni vëmendjen e duhur. Në planin financiar gjendja do jetë më e kënaqshme nga sa ju kishit menduar. Do bëni edhe disa investime.

Bricjapi

Ka rrezik të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe kjo mund të ndezë debate të zjarrta në disa momente. Nëse vazhdoni të silleni në këtë mënyrë mund të shkatërroni shumë shpejt çdo gjë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe do kenë një jetë të njëjtë. Për të përmirësuar financat do ju duhet t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë që do iu jepen.

Ujori

Do të jeni përgjithësisht pozitiv dhe të shoqërueshëm, ndoshta edhe për shkak të një përgjigje pozitive dhe një takimi special që ju ka shtuar lumturinë. Do të jetë një ditë shumë e mirë për të planifikuar aktivitetet tuaja të ardhshme, sidomos në dashuri. Mes jush dhe partnerit/es çdo gjë do të ecë sipas parashikimeve.

Peshqit

E diela do të jetë intriguese si për dashurinë edhe për miqësitë e reja. Mundohuni të përfitoni nga kjo ditë për të zbuluar anë të tjera të partnerit/es tuaj dhe të thelloni raportin. Me afrimin e javës së re, priten ndryshime të ndjeshme dhe mundësi të mira në punë. Do arrini të përmirësoni edhe të ardhurat tuaja financiare. Shëndeti do jetë i mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme