Të gjithë e dimë që duhanpirja është e dëmshme për shëndetin, megjithatë, kur je i varur, duket si e pamundur heqja dorë nga ky ves i keq.
Një përdorues i famshëm i YouTube-it, Chris Notap, ka kryer një eksperiment të thjeshtë, duke përdorur pak pambuk, për të treguar se çfarë u bën mushkërive një paketë cigare.
Në video, Notap përdor një kavanoz të mbushur me pambuk, si shembull për mushkëritë, dhe një tub thithjeje për të krijuar një shembull të personit që pi duhan.
Me një paketë cigare, si pambuku, kavanozi ashtu edhe tubat me të cilat lidhet pajisja e thithjes marrin ngjyrë kafe.
“Vendosa të bëj një test të vogël me pambuk për të treguar për efektet reale të pirjes së një pakete cigare dhe çfarë i shkakton gojës, fytit dhe mushkërive”, shkruan Notap.
Dihen efektet negative të duhanpirjes në trup, megjithatë, nëse nuk jeni bindur deri tani, ja një arsye tjetër përse duhet ta lini duhanin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...