Monotonia, papritmas i vjen te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra.
Ndonjëherë pyetet, “A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?” dhe krejt rastësisht fton ndonjë femër që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht e ka njohur, që t’i bëjë shoqëri dhe të dalin për kafe.
Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët i japin disa arsye të ndryshme për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët.
Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon të mos qenit besnik si pjesë të “macho sindromit”; nëse nuk je në gjendje të rrihesh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s’je mashkull. Mashkulli fatkeq që s’mund t’i arrijë të gjitha këto, tregohet nëpërmjet mashtrimit në dashuri.
Kureshtja
Arsyeja tjetër është kureshtja. Thuajse s’ka në botë mashkull që nuk pyet: “Si do të ishte të gjendesha në shtrat me ndonjë femër tjetër”. Shumë prej tyre arrijnë në një përgjigje të përafërt me shtëpinë publike. Por, nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në “grep” papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.
Biseda me shoqërinë
Arsye tjetër që mund ta shtyjë një mashkull të mashtrojë partneren e vet është edhe biseda me shoqërinë. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e tyre, si i kanë pasur dhe sa kanë pasur.
Dhe në vend që të ndihen të lumtur me të dashurën apo gruan e tij, mashkulli në të shumtën e rasteve mendon me këtë logjikë: “Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta po ofroka më tepër sesa unë mendoj”… dhe vendos të hulumtojë nga kureshtja se çfarë i ofrohet në jetë. Natyrisht nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të “provohet” diçka e re!
Shtimi i vetëbesimit në lidhjet e fshehta
Jeni martuar apo keni “zënë” një femër. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Femrat nuk “jepen” edhe aq hapur apo jo? Nevojitet kohë dhe mjeshtëri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe vetëbesimi. Ju jeni dashnor apo burrë! Por, asnjë mashkull nuk do të ndalet në këtë nivel, shumica duan të avancojnë.
Aq më tepër kur për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë… ndonjë!? Nuk është tragjike të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht! Secila femër shton dozën e vetëbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar që për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhtojnë aq lehtë, vetëm e vetëm për t’iu dëshmuar në radhë të parë vetes dhe shoqërisë.
Përveç të tjerave, sigurisht që ndikon edhe mënyra se si funksionon sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e zëmë se një mashkulli i ofrohet të flejë me një femër dhe ai ka bindjen se nuk ekziston metoda që gruaja ta marrë vesh! Në këtë rast, çfarë mendoni se do të zgjedhë që të bëjë ai?
Frika se meriton më shumë
As nuk e keni idenë se sa frikësohet një mashkull nga lidhja me një femër. Madje edhe nëse është i martuar. Femra e tij, gruaja… është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Atë ai dëshiron ta ketë vetëm për vete, dëshiron që ajo të jetë më e mira, më e mençura. Mashkulli nuk frikësohet nga obligimet. Frika e tij ka të bëjë me mendimin: “Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar?”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...