Ndonjëherë personi i papjekur, ndonjëherë tradhtia është pasojë e marrëdhënieve të dhembshme nga e kaluara, ndonjëherë hakmarrje, ndërsa ndonjëherë njerëzit tradhtojnë sepse tradhtia është pjesë e personalitetit të tyre dhe nuk brengosen për pasojat.
Gjithashtu, tradhtia shpesh varet shumë nga stabiliteti i marrëdhënies momentale se sa nga disa situata nga e kaluara.
Megjithatë, ekzistojnë gjëra të cilat mund të ndikojnë në atë nëse personi do të tradhtojë, përkatësisht ta ndalojnë në qëllimet e tilla, edhe nëse ndonjëherë i kanë në mendje.
Konkretisht, faktori i cili në hulumtime është treguar si i qenësishëm në pengimin e tradhtisë është besnikëria ndaj marrëdhënies.
Ndonjëherë njerëzit, sado që mbase tingëllon çuditshëm, tradhtojnë madje edhe kur e duan partnerin apo partneren, mirëpo sa më besnikë që të jenë ndaj marrëdhënies, është mundësia më e vogël që do të tradhtojnë.
Hulumtimi i cili e ka konstatuar këtë është bërë në vitin 2017, ndërkaq autorët David Rodrigues dhe Diniz Lopes, veç tjerash, kanë studiuar ndikimin e përkushtueshmërisë ndaj predispozitës që personi të hyjë në aventurë.
Është treguar që besnikëria ka qenë faktori i cili madje edhe njerëzit të cilët kanë qenë të prirë për tradhti i ka penguar në sjellje të cilat do të mund ta dëmtonin lidhjen.
Çfarë do të thotë besnikëria në lidhje?
Marrëdhënia e sinqertë është ajo e cila bazohet në besimin reciprok, sinqeritet, besnikëri dhe dashuri.
Besnikëria, përkatësisht përkushtueshmëria do të thotë edhe që te personi ekziston dëshira që marrëdhënia të mbahet, tradhtia dhe dëshira e fortë që marrëdhënia të zgjasë nuk shkojnë njëra me tjetrën./kosovarja/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...